Flash News

E-TJERA

Sherr me sende të forta mes të rinjve në kryeqytet

Sherr me sende të forta mes të rinjve në kryeqytet

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, përkatësisht 36 vjeç dhe 29 vjeç,  pas janë përfshirë në një sherr masiv me grushte dhe sende të forta.

 Gjithashtu janë proceduar penalisht edhe tre shtetas të tjerë, 19 vjeç, 34 dhe 47 vjeç.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit F. D., 36 vjeç dhe A. M., 29 vjeç, si dhe referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit H. D., 19 vjeç, E. D., 34 vjeç dhe K. M., 47 vjeç, pasi dyshohet se kanë goditur njëri-tjetrin, me grushte dhe me sende të forta.”, njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Të fundit