Flash News

E-TJERA

Shqiptarët kërkesë Ramës: Klodiani të bëhet pjesë e Policisë së Shtetit

Shqiptarët kërkesë Ramës: Klodiani të bëhet

Klodian Elqeni është i riu që neutralizoi shoferin në Sheshin "Skëndërbej" ku mesditën e sotme u rrezikua jeta e shumë qytetarëve nga 32-vjeçari Arben Mema.

Klodiani rrezikoi dhe jetën e tij duke u hedhur nga dritarja e makinës që ishte në lëvizje dhe goditur shoferin i cili rezultoi të ishte nën efektin e drogës.

Menjëherë pas ngjarjes Klodiani u thirr në Kryeministri nga Edi Rama. Ky i fundit bëri një foto me heroin e ditës dhe e publikoi në Facebook.

Të gjithë komentuesit në median sociale të kryeministrit, teksa e konsiderojnë "hero" dhe e falenderojnë për gjestin e tij, janë në një mendje që Klodiani duhet t'i bashkohet Policisë së Shtetit; Forcave komabdo apo RENEAS.

I riu kishte qenë emigrant në Suedi dhe së fundmi qe kthyer në vendlindje pranë familjes. Falë tij, incideni nuk pati viktima në njerëz, pasi neutralizoi autorin me lëvizjet e tij të shpejta.

Shqiptarët kërkesë Ramës: Klodiani të bëhet

 

Të fundit