Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Përpunuesit presin të prodhojnë me kosto më të lartë nga pagat dhe energjia. Një pjesë e sipërmarrjeve mund të falimentojnë, të tjerë do të përshtaten duke investuar në teknologji Njëzëri prodhuesit e sektorëve të ndryshëm e shohin të pashmangshme vazhdimin e politikës për rritjen e pagave edhe gjatë 2025. Politika e rritjeve të pagave, sipas tyre, do të sjellë shtim të shpenzimeve që do të reflektohen në kosto prodhuese.
Për rrjedhojë, disa prej tyre presin t’i amortizojnë te çmimi i shitjes së produkteve finale për konsumatorin. Të tjerë i konsiderojnë investimet për automatizimin e teknologjisë prodhuese avantazh në mbrojtjen e rritjes së kostove prej pagave.
Alban Zusi, nga Qendra e Eksporteve Shqiptare, parashikon shtimin e numrit të sipërmarrjeve prodhuese që rrezikojnë të falimentojnë. Në tërësi, sektori prodhues dhe eksportuesi vendas, sipas tij, për 2025 do të ngarkohen me kosto shtesë nga vijimi i politikës së rritjes së pagave, shtimi i tarifës së energjisë elektrike (nga 1 janari 2025, të paktën 2600 biznese të lidhura në tension 10 kilovolt do të dalin në treg të lirë).
Ngarkesë kostosh te përpunuesit sipas z. Zusit, do të ketë edhe nga shtrenjtimi i lëndëve të para, që do të vijnë nga jashtë për shkak të zhvlerësimit të monedhës Euro.
“Kostoja e veprimtarive prodhuese përbëhet kryesisht nga: kosto e personelit, kostot energjetike (karburant / gaz dhe energji elektrike), kosto fiskale si dhe kostot e lëndëve të para të siguruara nga vendi apo importi.
Asnjëra prej sa më lart nuk ka tendence rënie, përkundrazi të gjitha kanë tendencë rritje: për shkak të inflacionit të rritur veçanërisht nga rritja e pagave shtetërore, punonjësit kanë kërkesë të vazhdueshme për rritje pagash.
Energjia elektrike pritet të rritet për shkak të vendimmarrjes për t’i nxjerrë në treg të lirë operatorët në sistemin 10 kilovolt, hidrokarburet janë të tej taksuara, krahasuar me gjithë Europën e për më tepër është vendosur akcizë për gazin e industrisë.
Barra fiskale ka tendencë për t’u rritur për shkak të rritjes së pagës minimale, lëndët e para të vendit shtrenjtohen për shkak të zhvlerësimit të Euros (çka i bën që e njëjta vlerë e tyre në Lek të jetë më e shtrenjtë në Euro). Pra nuk bëhet fjalë për ulje kostosh për industritë prodhuese e veçanërisht ato eksportuese”. Zusi parashikon se kjo situatë rrezikon të sjellë falimentimin të një sërë biznesesh.
“Eksportuesit do të përpiqen të rishikojnë strukturën e tyre të prodhimit. Një pjesë do të synojnë të përshtatin prodhimin e tyre për tregun vendas. Një pjesë do të synojnë të hyjnë në nivele më të larta në zinxhirin e vlerës brenda sektorit ku operojnë.
Disa do të eksperimentojnë të bëjnë produkte të reja apo dhe të dalin me produktin e tyre. Por fatkeqësisht ky mund të jetë edhe viti i mbylljeve masive të disa dhjetëra industrive, kryesisht eksportuese, por edhe në sektorë të tjerë që po ballafaqohen me konkurrencën e ashpër të importeve tashmë 30% më të lira se para dy vitesh”, thotë ai.
Alban Zusi: “Eksportuesit do të përpiqen të rishikojnë strukturën e tyre të prodhimit. Një pjesë do të synojnë të përshtatin prodhimin e tyre për tregun vendas. Një pjesë do të synojnë të hyjnë në nivele më të larta në zinxhirin e vlerës brenda sektorit ku operojnë. Disa do të eksperimentojnë të bëjnë produkte të reja apo dhe të dalin me produktin e tyre. Por fatkeqësisht ky mund të jetë edhe viti i mbylljeve masive të disa dhjetëra industrive, kryesisht eksportuese, por edhe në sektorë të tjerë që po ballafaqohen me konkurrencën e ashpër të importeve tashmë 30% më të lira se para dy vitesh”
Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, rekomandon se është e domosdoshme që vëmendja e institucioneve shqiptare për prodhimin vendas të fokusohet jo vetëm me politika fiskale lehtësuese, por edhe me dhënie fondesh për të avancuar kërkimin shkencor.
“Përgjithësisht modeli apo hipoteza e zhvillimit ekonomik aktual ka të tjera prioritete dhe industria përpunuese e prodhuese është qartësisht e pavlerësuar.
Kemi nxitje të jashtëzakonshme nga buxheti i shtetit apo politikat e tjera për sektorin e prodhimit, kemi vëmendje të shtuar e fonde promovuese madje dhe lehtësi fiskale të jashtëzakonshme për turizmin (6% TVSH e hotelerisë!!! përkundrejt 20% TVSH-ja e gjithë produkteve të shportës ushqimore) por nuk kemi asnjë politikë apo financime nxitëse për industritë, për lehtësi fiskale nuk behet fjalë.
Nuk kemi fonde e politika për kërkimin shkencor për industrinë, por vetëm për universitetet, si dhe politikën monetare më të gabuar të mundshme që demotivon e godet çdo ditë industritë dhe prodhimin vendas me disavantazhin që krijon mbivlerësimi i pajustifikuar me rritje prodhimi e konsumi i monedhës vendase përkundrejt valutave të huaja”.
Përpunuesit e qumështit presin rritje kostoje nga shtimi i pagave
Luis Ndreka, drejtues i kompanisë së përpunimit të qumështit ADG (ish-“Lufra”) parashikon kosto pak a shumë të njëjta me 2024 te çmimet e lëndës së parë dhe ambalazheve, ndërsa shpenzimet për pagat do të jenë në rritje.
“Ndaj kostoja totale do të rritet për shkak të rritjes së pagave. Ndërsa çmimet e produkteve, besoj se do të jenë të ngjashme me vitin e kaluar, në pjesën më të madhe të gamës së produkteve, por mund të ketë indeksime minimale rritje për disa nga kodet e produkteve, për të amortizuar rritjen e pagave.
Pra në total presim stabilitet si në kosto prodhimi, edhe rrjedhimisht në çmime shitje”, pohon ai. Në vitin 2023, sasia gjithsej e qumështit të grumbulluar sipas të dhënave të INSTAT, rezulton rreth 101 mijë tonë, duke shënuar rënie me 8%, krahasuar me 2022.
Për vitin 2024, sipas operatorëve të tregut të përpunimit, prodhimi i qumështit veçanërisht ai i lopës, pati rritje, pasi shtrenjtimi i çmimit të grumbullimit nxiti fermerët për prodhim. Por mungesa e subvencioneve mbështetëse theksoi edhe më shumë diferencën e çmimit të shitjes së qumështit të lopës krahasuar me fermat e rajonit dhe EPreviewuropës.
Qumështi i prodhuar nga fermeri vendas vijon të mbetet më i shtrenjtë, krahasuar me qumështin e prodhuar në rajon apo Europë, pavarësisht uljeve të shpeshta të çmimit, që u shoqërua 2 herë me protestë nga blegtorët në muajin prill 2024.
Në atë periudhë, qumështi i lopës nga fermat e mëdha dhe të mesme u grumbullua me çmim 65 deri në 67 lekë pa TVSH për litër nga 78 lekë pa TVSH që ishte më parë (rënia 16 deri 20%). Ndërsa nga fermat e vogla, qumështi u grumbullua me çmim 60 lekë pa TVSH për litër.
Përpunuesit kryesorë nuk parashikojnë ta ulin më tej çmimin për qumështin e grumbulluar nga fermeri në vitin 2025. Por gjithashtu do të vijojnë edhe me rritjen e importeve nga jashtë, veçanërisht për të plotësuar pikun e kërkesës në muajt e verës.
“Ka një trend në rritje të sasisë së qumështit të prodhuar nga fermerët. Parashikojmë që ky trend rritës do të vazhdojë edhe për këtë vit. Kjo tregon që çmimi është i favorshëm. Nuk besoj se do të ketë ndryshim të çmimit të blerjes së qumështit nga fermerët vendas.
Për sa u përket importeve të qumështit, parashikojmë për 2025 pothuajse të njëjtën sasi importi sa në 2024, ndoshta me një rritje shumë të lehtë, për shkak të rritjes së turizmit gjatë verës”, pohon zoti Ndreka.
Sipas të dhënave të Doganave, në periudhën janar-maj 2024 u importuan 7,1 milionë litra qumësht. Kjo ishe sasia më e lartë e periudhës që prej vitit 2017 kur nisi zbatimin për herë të parë skema e TVSH-së së kreditueshme 20% për agropërpunuesit.
27% e qumështit të importuar, sipas të dhënave të Doganave, vinte nga Italia, 16% e totalit të importeve e zë qumështi nga Sllovakia, 14,5% importet nga Hungaria, 13% nga Bosnjë-Hercegovina, 11% nga Kosova, rreth 9% nga Serbia etj.
Z. Ndreka pohoi më herët se vjet gati 5% e totalit të qumështit të përdorur si lëndë të parë e importoi nga shtete, si: Sllovenia, Hungaria dhe Serbia. Për muajt korrik-gusht 2024, lënda e parë nga importi pritej të zinte 30% të totalit të qumështit të përdorur për prodhim.
Ai tha se çmimi i qumështit të lopës nga importi në atë periudhë, përfshirë koston e transportit dhe taksave, arrin 55 lekë për litër, rreth 38 lekë për litër më lirë sesa prodhimi vendas.
Për sa i përket kërkesës për produkte të bulmetit për 2025, Luis Ndreka i kompanisë ADG tha se pritet të jetë më e mirë, ndikuar nga riorganizimet e brendshme të kompanisë, nga zgjerimi në kategori të reja produktesh, por mbi të gjitha, nga pritshmëria për rritje të turizmit dhe sezonit turistik.
“Ka një trend në rritje të sasisë së qumështit të prodhuar nga fermerët. Parashikojmë që ky trend rritës do të vazhdojë edhe për këtë vit. Kjo tregon që çmimi është i favorshëm. Nuk besoj se do të ketë ndryshim të çmimit të blerjes së qumështit nga fermerët vendas. Për sa u përket importeve të qumështit, parashikojmë për 2025 pothuajse të njëjtën sasi importi sa në 2024, ndoshta me një rritje shumë të lehtë, për shkak të rritjes së turizmit gjatë verës”
Rritje kostosh edhe për përpunuesit e mishit
Edhe përpunuesit e mishit parashikojnë shtim kostosh prej vijimit të politikës së rritjes së pagave.
“Mbyllja e 2024-s ishte e suksesshme për biznesin vendas. Për vitin 2025, presim rritje të kostove të prodhimit, ndikuar nga dy faktorë.
Së pari, faktori ndërkombëtar. Blerja e lëndës së parë nga jashtë dhe situata të ndryshme ndërkombëtare që nuk mund të parashikohen. Së dyti, faktori i brendshëm. Energjia nuk parashikohet të rritet. Politikat fiskale do të jenë të njëjta me vitin 2024.
Këmbimi valutor i Euros mendoj që nuk do të ketë rritje. Ajo që do të ndikojë në ngritjen e kostos do të jetë vetëm rritja e pagave të punëtorëve që është domosdoshmëri për tregun”, pohon drejtori i përgjithshëm i operatorit KMY, Spiro Lengo.
Zoti Lengo nuk parashikon se për vitin 2025 do të ketë rritje të çmimeve për nënproduktet e mishit, e ndikuar nga shtimi i kostove. Ai thotë se ndryshimet varen nga konkurrenca në treg.
“Rritja e kostove të prodhimit është mirë të mbulohet nga eficienca, dhe jo nga rritja e çmimeve. Rritja e çmimeve nuk varet nga ne, por nga konkurrenca. Në një treg të globalizuar fiton cilësia dhe çmimi i ulët. Me një konkurrencë të lartë duhet gjithmonë të kthehen sytë nga cilësia dhe kultura e shërbimit”.
Prej gati dy dekadash, operatorët e sektorit të përpunimit të mishit vuajnë konkurrencën e prodhuesve të rajonit, për shkak të vendosjes së taksës 10% për importin e mishit si lëndë të parë nga BE, teksa gjithë vendet e CEFTA-s si: Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova, e blejnë lëndën e parë kryesore, mishin, me taksë doganore zero.
Sipas përpunuesve kjo çon në mbikosto, të cilat po penalizojnë edhe eksportin në këto vende.
Për shkak të humbjes së konkurrueshmërisë në rajon, 5 operatorë të përpunimit të mishit, në muajin gusht 2024, nëpërmjet një letre dërguar ministrive, kërkuan heqjen e taksës 10%, pasi është i vetmi shtet në rajon që importon mishin si lëndë të parë nga Europa pa taksë doganore zero.
Po ashtu, Shqipëria është e vetmja që e eksporton me taksë 10%, ndërsa këto shtete eksportojnë drejt Shqipërisë me taksë zero. Kërkesa e tyre nuk u reflektua me ndryshime fiskale, me qëllim mbrojtjen e prodhimit vendas.
Operatorët ngritën shqetësimin në letrën dërguar ministrive se taksa 10% për importin e mishit si lëndë të parë nuk ka stimuluar prodhimin vendas të kafshëve për mish.
“Sot në vend nuk ka asnjë prodhues të mishit të derrit, lënda e parë kryesore e industrisë sonë.
Gjithashtu nuk ka asnjë prodhues të mishit të pulës që ne përdorim, si fileto pule (për proshutat), apo bader (për wurstel) ka fare pak prodhues të mishit të gjedhit të cilët plotësojnë vetëm një pjesë të vogël të mishit të freskët që tregu konsumon (pjesa më e madhe vjen nga importi)”, nënvizohej në letrën e industrialistëve.
Sipas të dhënave të INSTAT, për vitin 2023, numri i krerëve të gjedhëve arriti në 264 mijë. Krahasuar me vitin 2022, numri i tyre ra me 11%. Rënie është shënuar edhe te krerët e derrave. Për vitin 2023 numri i tyre arriti në 114,830 derra.
Në raport me 2022 numri i tyre ra me 16%. Për vitin 2023, në vend numërohen 4,8 mln krerë pula. Krahasuar me 2022, periudhën e pandemisë së shpendëve, rënia e tyre është me 2%. Shfaqja e gripit të shpendëve në muajin mars 2022 në Shqipëri solli ngordhjen e një numri të lartë shpendësh. Në total, sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2022 numëroheshin rreth 4,9 milionë pula në të gjithë vendin.
Krahasuar me 2021, numri i tyre ra me rreth 5%. Por përveç disavantazhit konkurrues me fqinjët, kjo industri i ka të mbyllura portat për të eksportuar edhe në BE, pavarësisht se në harkun e 30 viteve, kompanitë përpunuese të mishit kanë investuar në teknologji moderne.
Po ashtu, pjesa më e madhe e tyre janë të certifikuara nga certifikues europianë për ekzekutimin e procedurave që garantojnë standardet e sigurisë ushqimore të produkteve konform rregulloreve të BE. Pengesa për eksportin e kësaj kategorie produktesh, sipas përpunuesve, është mosunifikimi i legjislacionit të sigurisë ushqimore me atë të BE-së.
Prodhuesit e ujit të ambalazhuar presin rritje të kërkesës nga turizmi
Prodhuesit e ujit të pijshëm të ambalazhuar parashikojnë ecuri pozitive të aktivitetit në 2025, duke ndjekur ecurinë pozitive që pati edhe në vitin paraardhës. Për sa u përket pritshmërive për ndryshime kostosh, Florant Dautaj, administrator i kompanisë prodhuese të ujit të ambalazhuar “Qafshtama” tha se do të mbeten të qëndrueshme nga stabilizimi i çmimeve të lëndëve të para jashtë, por do të mbeten në rritje shpenzimet për pagat.
“Viti 2024 ka shënuar një arritje të rëndësishme për kompaninë ‘Qafshtama’, me një rritje prej 25% të të ardhurave krahasuar me vitin paraardhës. Përsosja e informatizimit të sistemeve të distribucionit, ka pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e efikasitetit dhe shpejtësisë së rrjetit të shpërndarjes.
Një tjetër faktor që ka mbështetur këtë ecuri ka qenë zgjerimi i bazës së klientëve dhe prania në tregje të reja, duke na mundësuar të forcojmë pozitat tona në treg. Për vitin 2025, ne presim që kostot prodhuese të mbeten të qëndrueshme, falë stabilizimit të çmimeve të lëndëve të para.
Edhe pse rritja e pagave ka pasur ndikim të rëndësishëm në rritjen e kostove, investimet e vazhdueshme në teknologji dhe optimizmin e sistemeve të menaxhimit kanë kontribuar ndjeshëm në rritjen e produktivitetit, gjë që na mundëson të kemi kontroll mbi kostot, pa qenë të detyruar të bëjmë rritje të çmimeve në treg”. Dautaj thotë se kërkesa për ujë në tregun e brendshëm, për 2025 parashikohet më e lartë se në 2024, për shkak të pritshmërie pozitive për ardhjen e turistëve.
“Kërkesa për ujë mineral në tregun e brendshëm pritet të vazhdojë rritjen, për shkak të disa faktorëve kyç që do të ndikojnë në këtë sektor. Tendenca e evidentuar e rritjes së turizmit na ka mundësuar rritje të shitjeve dhe besojmë që do të na mundësojë këtë rritje dhe në të ardhmen.
Ndërgjegjësimi i vazhdueshëm i konsumatorëve dhe ndryshimi i sjelljes së tyre drejt konsumimit të produkteve natyrale dhe të shëndetshme, si uji mineral, po ndikon ndjeshëm në rritjen e kërkesës për këtë produkt. Do të theksoja se konsumatorët sot janë bërë përzgjedhës të kujdesshëm të produkteve që ofrojnë vlerat më të mira për shëndetin e tyre”.
Ndërsa mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar, sipas tij, është një problem që ky sektor, po përballet çdo ditë në vitet e fundit dhe kjo situatë do të vazhdojë edhe në vitet pasardhëse. Ai tha se për t’u përballur me këtë problematikë, janë masa konkrete në rritjen e pagave, për të siguruar që punonjësit të ndihen të vlerësuar dhe motivuar.
“Ne besojmë se ofrimi i pagave konkurruese është thelbësor për të siguruar stabilitetin dhe qëndrueshmërinë e stafit. Kjo qasje ndihmon në mbajtjen e punonjësve të kualifikuar, të cilët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në suksesin afatgjatë të kompanisë.
Rritja e pagave ka një efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e kostove, por kjo është një masë e detyrueshme nëse duam që kjo fuqi punëtore të mos largohet”./ Monitor
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38