Flash News

E-TJERA

SPAK kërkon të rikthejë në burg mjekun Edvin Prifti, u përfshi në çështjen e korrupsionit në Gjykatën e Krujës

SPAK kërkon të rikthejë në burg mjekun Edvin Prifti, u
Foto ilustruese

SPAK ka bërë rekurs të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit, duke kërkuar rikthimin në burg të mjekut Edvin Prifti. Gjykata e Posaçme e Apelit liroi nga paraburgimi mjekun e QSUT-së Edvin Prifti i cili ishte lënë në burg prej gati tri javësh pas dyshimeve për “korrupsion”.

Kardiologu u arrestua, pasi rezultoi i përfshirë në çështjen për korrupsion të Gjykatës së Krujës. Priftit iu gjetën 250 mijë euro dhe afro 160 milion lekë të reja në shtëpi dhe zyrë.

Ai është pezulluar edhe nga detyra. Mjeku i njohur doli në përgjimet që po i bëheshin gjyqtares Enkeleida Hoxha dhe zyrtarëve të tjerë të Gjykatës së Krujës, të cilit në bashkëpunim lironin persona të dënuar për vepra të rënda penale, në këmbim të parave.

Prifti akuzohet se mori ryshfet nga sekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. 

Të fundit