Flash News

E-TJERA

SPAK "lan duart" për patronazhimin, Dumani ia kalon topin Kuvendit: Bëjeni vepër penale

SPAK "lan duart" për patronazhimin, Dumani ia kalon topin

Nga Kuvendi, ku iu përgjigj pyetjetev të deputetëve të opozitës, Altin Dumani foli për fenomenin e njohur tashmë të patronazhimit, praktikë e përdorur gjërësisht nga Rama në çdo zgjedhje.

Dumani e bëri të qartë se për SPAK, patronazhimi nuk përbën vepër penale në kuadrin ligjor aktual, duke shkarkuar kështu përgjegjësinë nga vetja e duke ia kaluar topin Kuvendit për ndryshime ligjore.

“Sa i takon patronazhistëve, në momentin që evidentohet se premtojnë legalizim shtëpie, para apo regjistrim prone, aty kemi korrupsion aktiv apo pasiv. Por ne nuk kemi një vepër penale për patronazhimin. Bëjeni ju si Kuvend, dhe ne ushtrojmë ndjekjen penale”, deklaroi Dumani.

Në thelb, Dumani pranoi se organi që ai drejton nuk ka asnjë bazë ligjore për të hetuar rastet e patronazhimit, përveçse kur përfshihen elementë të korrupsionit.

Të fundit