Flash News
Lotët e Xhafajt dhe gënjeshtrat e njëpasnjëshme, Salianji publikon dokumentat:11 faktet e thjeshta që nuk fshihen dot
Dronë kamikazë për ushtrinë, Rama: Nuk duhet të shqetësojë askënd se kë do godasë Shqipëria
Erdogan takon Ramën, mbërrin në Kryeministri
Presidenti Erdogan mbërrin në Tiranë, niset drejt Presidencës
Erdogan në Tiranë, blindohet kryeqyteti, mbi 700 efektivë në terren
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në qytetin e Fierit. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e "Baçkallinjve". Raportohet se një person ka mbetur i vdekur. Viktima është identifikuar si E. J.
Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorëve dhe ka ngritur pika kontrolli për kapjen e tyre. Motivet e kësaj vrasjeje për momentin nuk dihen.
"Rreth orës 11:00, në lagjen “16 prilli”, është vrarë me armë zjarri shtetasi E. J., 41 vjeç, banues në Fier.
Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë identifikuar autorin dhe po punojnë për kapjen e tij.
Janë ngritur pika kontrolli në çdo aks rrugor, si dhe vijon intensivisht krehja e zonës.
Ndërkaq, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit", njofton policia.