Flash News

E-TJERA

Tedi Blushi reagon pas deklaratave të Ramës për Metën: Skrapari gjënë më të shenjtë ka Atdheun dhe lirinë

Tedi Blushi reagon pas deklaratave të Ramës për Metën:

Presidenca ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama i cili sulmoi kreun e shtetit Ilir Meta nga vendlindja e tij, Skrapari.

Zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreu i shtetit ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit dhe se fatkeqësia e Ramës është se mund të blejë çdo gjë përveç dashurisë së tij për Atdheun.

“Zoti Rama, Ilir Meta ka qenë dhe do të jetë gjithmonë krenar, që ka lindur dhe i përket popullit të Skraparit. Skrapari gjënë më të shenjtë ka patur dhe do të ketë Atdheun dhe lirinë. Fatkeqësia jote është që mund të blesh çdo gjë përveç dashurisë së Ilir Metës për Atdheun. ????????”, shkruan Blushi.

Të fundit