Flash News

E-TJERA

U gjet i pajetë në banesë, 51-vjeçari në Durrës u dhunua dhe më pas u vra me thikë

U gjet i pajetë në banesë, 51-vjeçari në Durrës

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarje e rëndë e ndodhur pasditen e së mërkurës në Durrës, ku një 51-vjeçar u gjet i pajetë në banesë.

Sipas policisë, nga ekspertiza paraprake rezulton se viktima është dhunuar dhe më pas është vrarë me thikë, pasi në trupin e tij janë konstatuar shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës.

“Më datë 24.09.2025, rreth orës 19:30, shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në lagjen nr. 12, Durrës, në banesë, është gjetur pa shenja jete shtetasi V. B., alias M. B., rreth 51 vjeç.

Nga ekspertiza paraprake mjekoligjore e kryer nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se në trupin e 51-vjeçarit kishte shenja dhune dhe plagë të shkaktuara me mjet prerës (thikë), si pasojë e të cilave dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën.

Përgjatë natës dhe aktualisht, grupi i posaçëm hetimor ka kryer dhe është duke kryer një sërë veprimesh të thelluara hetimore, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në përfundim të veprimeve, do të ketë një njoftim të plotë dhe të detajuar në lidhje me këtë ngjarje”, njofton policia.

Të fundit