Flash News
3 të plagosurit e atentatit të Martin Bardhit dërgohen tek Trauma, 2 në gjendje të rëndë
Politiko
26 Shtator 2023, 13:27
Tre të plagosurit që u qëlluan rastësisht me armë gjatë atentatit të Martin Bardhit janë dërguar në Spitalin e Traumës.
Mësohet se dy prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë: njëri ka marrë një plumb në dorë, njëri në shpinë dhe tjetri në gjoks.
Të plagosurit:
Ilir Bardhoku, ish-drejtor në bashkinë e Mirditës
Olti Gjini pronar i picerisë në zonën ku ndodhi vrasja
Indrit Bardhi i afërm i viktimës.
Dyshimet për ekzekutimin e Bardhit janë përqendruar tek pista e hakmarrjes, pasi më 26 mars 2023 tentoi të vrasë Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit, pas një konflikti mes tij dhe Enrik Bardhit (djali i autorit) për një parakalim makine.