Flash News

E-TJERA

U shua në moshën 89-vjeçare, mbahen sot në TKOB homazhet në nder të Dhimitër Anagnostit

U shua në moshën 89-vjeçare, mbahen sot në TKOB homazhet

Sot, në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit, do të zhvillohen homazhe në nder të regjisorit të shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti, i cili u nda nga jeta një ditë më parë.

Homazhet do të mbahen në TKOB nga ora 10:00 deri në orën 13:00, ndërsa nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit u bë me dije se do të ketë një ceremoni shtetërore homazhesh publike.

Anagnosti do të përcillet për në banesën e fundit në vendlindjen e tij, në Vuno të Himarës. Ai lindi aty më 23 janar 1936, duke u kthyer në një nga figurat më të rëndësishme të kinematografisë shqiptare.

Të fundit