Flash News
Alarm për bombë pranë ambasadës serbe në Tiranë
Marrëveshja me Italinë/ Niset anija e parë me emigrantë drejt Shqipërisë
Begaj kthen për rishqyrtim në Kuvend ligjin për “Inspektimin”: Nuk ka konsultim publik
Nën akuzë për shpërdorim detyre, SPAK çon për gjykim ish-kryebashkiakun e Pogradecit
Scholz nga Procesi i Berlinit: Duhet dinamikë e re në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi
U vra brenda “Porsche-t”, shkak dyshohet të jetë prishja e një krushqie
Elton Javori, 41 vjeç, u vra brenda mjetit tip “Porshe Cayenne” në lëvizje.
41-vjeçari dyshohet të jetë vrarë për shkak të një krushqie të prishur dhe kjo ka qenë edhe lidhja me autorin e ngjarjes, i cili është identifikuar nga policia.
Një fqinj i Javorit ka deklaruar se viktima ishte djalë i sjellshëm dhe i edukuar, e nuk ishte njohur për probleme. Javori jetonte me familjen ndërsa vëllezërit i kishte në Gjermani.
“E njoh pasi jemi rritur me ta. Ky djali ka qenë i mrekullueshëm, i edukuar. Nga i erdhi Zoti e di. Nuk dëgjova krisma armësh. Sa dola nga shtëpia, dëgjova që u vra. Ky e ka familjen këtu. Vëllezërit i ka në Gjermani," tha ai.