Flash News

E-TJERA

Vakanca në Kushtetuese/ KED miraton 6 kandidatë për zëvendësimin e Holta Zaçajt

Vakanca në Kushtetuese/ KED miraton 6 kandidatë për

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) ka përfunduar procedurat e verifikimit dhe vlerësimit për kandidaturat e paraqitura për plotësimin e vendit vakant në Gjykatën Kushtetuese, të shpallur nga Gjykata e Lartë më 11 dhjetor 2024, pas përfundimit të mandatit të kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj.

Nga 13 kandidatët që shprehën interes për këtë vend, KED ka miratuar 6 kandidaturat e lejuara për t’u përfshirë në fazën e vlerësimit të mëtejshëm.

1-Asim Vokshi

2-Florian Ballhysa

3-Naureda Llagami

4-Alban Toro

5-Genta Tafa

6-Alma Faskaj

Kandidatët e tjerë nuk plotësuan kushtet ligjore ose iu ndërpre procesi i kandidimit për arsye të ndryshme.

Lista përfundimtare e renditjes së kandidatëve të lejuar do të publikohet pas përfundimit të procesit të vlerësimit, dhe emërimi i gjyqtarit të ri do të bëhet nga organet përkatëse të emërtesës, në përputhje me dispozitat kushtetuese.

Të fundit