Flash News

E-TJERA

Video/ Apartamenti shkrumb e hi, çfarë ka mbetur në pallatin që u dogj sot te Rruga e Kavajës

Video/ Apartamenti shkrumb e hi, çfarë ka mbetur në pallatin

Ditën e sotme një pallat 10-katësh u përfshi nga flakët në zonën e ish-Parkut të Autobusëve, pranë rrugës së Kavajës në Tiranë. Zjarri zgjati për rreth 3 orë duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Në pamjet e mëposhtme shihet se gjithçka brenda banesës është shkrumbuar dhe dyshemeja është mbuluar nga uji që ka shuar zjarrin.

Ende nuk dihet sesi u shkaktua zjarri dhe nga ku nisi që u përhap më pas në disa apartamente dhe dogji fasadën e jashtme të pallatit të ri.

Ndërkohë, kujtojmë që 2 zjarrfikës janë në spital pas dëmeve që kanë marrë nga zjarri.

 

Të fundit