Flash News

E-TJERA

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, Goxhaj: Rast i rrallë për ne. Fasada ka përhapur flakët

Zjarri në pallatin 10-katësh në Tiranë, Goxhaj: Rast i

Shefi i Shërbimit Zjarrfikës, Shkëlqim Goxhaj ka dhënë detaje mbi zjarrin masiv që përfshiu sot një pallat 10-katësh pranë ish-Parkut të Autobusëve në Tiranë.

Në një prononcim për mediat, Goxhaj tha se flakët kanë nisur nga kati i dytë i pallatit dhe janë përhapur me shpejtësi në katet e tjera duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Ai sqaron se kemi të bëjmë me një rast të rrallë pasi ka qenë fasada ajo që ka bërë të mundur përhapjen e vatrave të zjarrit.

Zjarri i sotëm është rast i rrallë që të marrë përmasa të tilla në pjesën e fasadës. Kjo ka bërë të vështirë punën e zjarrfikësve. Fasada ka përhapur vatrën e zjarrit. Aktualisht, flakët janë drejt izolimit dhe situata është nën kontroll”, tha Goxhaj.

Ai shtoi se deri tani janë djegur dy apartamente, por dyshohet se ka dëmtime të mëdha që pritet të verifikohen në vijim.

 

  

Të fundit