Flash News

E-TJERA

Vijon numërimi në 3 bashki/ PS udhëheq Dibrën, Berisha ‘rrëmben’ Shkodrën, Basha mbetet i fundit

Vijon numërimi në 3 bashki/ PS udhëheq Dibrën, Berisha

Po vijon numërimi në tre bashkitë e fundit të Dibrës, Shkodrës dhe Durrësit, ku u mbajtën dje zgjedhjet e pjesshme lokale.

Në Dibër po numërohen kutitë e fundit të votimit. Deri tani janë numëruar 95 kuti nga 101 që janë në total, dhe bindshëm kryeson kandidati i PS, Rahim Spahiu me 13.478 vota. I dyti renditet kandidati i “Shtëpisë së Lirisë”, Premtim Kryemadhi me 4.338 vota, ndërsa i fundit është ai i PD Luan Haka me 4.188.

Shkodra, bastioni i madh i demokratëve, kryesohet bindshëm nga kandidati i Berishës Bardh Spahia me 17.254 vota, duke lënë pas kandidaten e socialistëve Majlinda Angoni me 15.475. PD e Lulzim Bashës ka humbur thellë në bastionin e vet duke mbledhur vetëm 6.180 vota për Xhemal Bushatin.

Durrësi kryesohet nga Emiriana Sako, kandidatja e Ramës me 35.260 vota, duke lënë pas Ardian Mukën e “Shtëpisë së Lirisë” me 17.936 vota, dhe kandidatin e Bashës Luan Hoti me 7.319.

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka folur për herë të parë pas humbjes që ka marrë në të gjashta bashkitë e vendit. Ai e ka quajtur procesin zgjedhor anomali të një anomalie.

Të fundit