Flash News

E-TJERA

Vijon saga e dorëheqjeve në Shëndetësi/ Dorëhiqet drejtori i QSUT, Florenc Spaho

Vijon saga e dorëheqjeve në Shëndetësi/ Dorëhiqet

Drejtori i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT), Florenc Spaho, ka dhënë dorëheqjen pas vetëm dy muajsh në detyrë. Zëvendësimi i tij pritet të bëhet nga Anxhela Paparizo.

Lajmi është konfirmuar nga burime brenda institucionit, ndërsa ende nuk ka një njoftim zyrtar nga vetë Spaho apo nga Ministria e Shëndetësisë.

Vijon saga e dorëheqjeve në Shëndetësi/ Dorëhiqet

Arsyet e dorëheqjes nuk janë bërë publike, por ajo ndodh në një periudhë kur QSUT është përballur me kritika të shumta nga qytetarët dhe personeli shëndetësor për problematika në menaxhimin e shërbimeve dhe infrastrukturës.

Po sot ka dhënë dorëheqjen edhe Spartak Zekja, i cili largohet nga posti i Drejtorit të Fondit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Në vend të tij pritet të emërohet Artur Papajani, i cili ka mbajtur më parë postin e drejtorit të Tatimeve gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike.

Ende nuk ka një arsye zyrtare për largimin e Zekjas, por pritet që ndryshimi të lidhet me krijimin e qeverisë së re dhe emërimin e ministres së re, Evis Sala.

Të fundit