Autori i vrasjes së Alfred Dedjas në ambientet e një lokali në Ndroq ditën e djeshme është dorëzuar ditën e sotme në ambientet e policisë.
Raportohet se 26-vjeçari Julian Gjoshi, i cili qëlloi me 5 plumba drejt 50-vjeçarit Alfred Dedja u dorëzua te autoritetet pasi ndodhej në arrati që nga momenti i ngjarjes.
Policia deklaron se grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për të zbardhur të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të dokumentuar ligjërisht vrasjen.
Ndaj të dyshuarit janë marrë masat për ndalimin dhe po kryhen hetime të mëtejshme për motivet e ngjarjes.