Flash News

E-TJERA

Vrasja e biznesmenit italian, 3 të shoqëruarit japin dëshmi kontradiktore, në vendngjarje u gjetën dy armë gjahu

Vrasja e biznesmenit italian, 3 të shoqëruarit japin dëshmi

Një ngjarje e rëndë tronditi Tepelenën, ku një shtetas italian është vrarë me armë zjarri në fshatin Salari.

Viktima është identifikuar si Edoardo Sarchi, 44 vjeç, banues në Tiranë dhe pronar i një fabrike tullash në kryeqytet. Trupi i tij u gjet pa shenja jete në vendin e quajtur “Dilan”, pranë rrugës kryesore të zonës.

Policia, në një njoftim paraprak, tha se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Tre persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje: Eqerem, Daniel dhe Gazmend Braçi. Burime bëjnë me dije se deklaratat e tyre deri tani kanë qenë kontradiktore.

Dy armë gjahu të sekuestruara në vendngjarje janë dërguar për ekspertizë, ndërsa po hetohet nëse viktima është vrarë aty ku u gjet apo është transportuar më pas.

Për shkak të vendit dhe orës së ngjarjes, prania e dëshmitarëve okularë është e vështirë. Në zonë nuk ka kamera sigurie, ndërsa deri tani nuk janë evidentuar konflikte të mëparshme që mund të lidhen me vrasjen.

Të fundit