Flash News

E-TJERA

Vrasja e Fatjon Dervishit, viktima vëllai i Fatbardh Dodës, kreu i trafikut të drogës në Spanjë

Vrasja e Fatjon Dervishit, viktima vëllai i Fatbardh Dodës, kreu i

Fatjon Dervishi u ekzekutua sot me breshëri plumbash në Katund, në Sukth. Ai shoqërohej nga një miku i tij në momentin kur janë qëlluar me armë teksa udhëtonin me makinë drejt banesës.

Mirëpo, përpos faktit që është nipi i Rexhep Kepit ose i njohur si “Arapi” i Sukthit, Dervishi është vëllai i Ferdinand Dervishi alias Fatbardh Doda.

Doda është arrestuar nën akuzën e vjedhjes së automjeteve, falsifikim dokumentesh, armëmbajtje pa leje, trafik droge, grup kriminal. Grupi i kryesuar nga ai, maskohej me uniformë policie dhe kryente gjithashtu grabitje të shtëpive që shërbenin si magazina droge.

Dervishi akuzohet në Shqipëri se në 3 janar të një viti më parë, plagosi me armë në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës 23 vjeçaren E. Koroveshi e prej atëherë rezulton person i shpallur në kërkim.

Dervishi u akuzua nga Liza Malshi, nëna e të zhdukuri në vitin 2018 në Spanjë Tauland Malshi, se kishte gisht në zhdukjen e këtij të fundit.

 

Të fundit