Flash News

E-TJERA

Vritet me armë zjarri 38-vjeçari në Sukth

Vritet me armë zjarri 38-vjeçari në Sukth

Një 38-vjeçar është qëlluar me armë zjarri në Katund të Sukthit, pak pas mesnate.

Viktima është identifikuar si Fatjon Dervishi. 38-vjeçari ka mbetur i plagosur nga të shtënat, por për shkak të plagëve ka ndërruar jetë në spital.

Nuk dihen ende shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, ndërsa po punohet për zbardhjen e krimit.

“Në Katund, Sukth, tek shinat e trenit, nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me armë zjarri shtetasi F.D, 38 vjeç, i cili u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjeksore, por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje. Në ndihmë të Policisë vendore janë nisur dy grupe të Fnsh-së Tiranë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe në bashkëpunim me Prokurorin vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës”, njofton policia.

Kujtojmë se një ditë më parë në Rrëshen u ekzekutua Martin Bardhi, për shkak të hakmarrjes. Në mars të këtij, pas një konflikti mes djalit të tij, Enrik Bardhit, dhe Saimir Reçit, nipi i Kastriot Reçit, për një parakalim makine, tentoi të vriste Saimirin. Ky i fundit i shpëtoi atentatit.

Martin Bardhi ishte liruar nga burgu para disa ditësh. Ai u ekzekutua dje në mëngjes teksa konsumonte kafe në lokalin e tij bashkë me tre miq, të ciiët mbetën të plagosur.

 

Të fundit