Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Bardhit, plumbat kapën edhe 3 kalimtarë të rastit

Vrasja e Martin Bardhit, plumbat kapën edhe 3 kalimtarë të rastit

Të shtënat e armëve që lanë të vrarë Martin Bardhin, raportohet të kenë plagosur edhe 3 kalimtarë të rastit.

Bardhi sapo kishte dalë nga burgu, ndërsa në mars të këtij viti, bashkë me djalin e tij, tentuan të vrasin Saimir Reçin, nipin e Kastriot Reçit. Shkak ishte bërë një parakalim i gabuar që kishte sjellë përplasje fizike mes Saimir Reçit dhe Enrik Bardhit.

"Në vijim të informacionit të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Rrëshen, ku nga shtetas ende të paidentifikuar, u vra me armë zjarri shtetasi Martin Bardhi, ju informojmë se si pasojë e të shtënave, kanë mbetur të plagosur me armë zjarri, shtetasit I. B., I. B. dhe O. Gj., të cilët kanë qenë në afërsi të vendit ku ka ndodhur ngjarja dhe janë transportuar në spital, për të marrë ndihmën mjekësore", njofton policia.

 

Të fundit