Flash News

E-TJERA

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon pafajësi

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Arbër Paplekaj kërkon pafajësi

Ditën e sotme në gjykatën e Elbasanit janë dhënë konkluzionet përfundimtare të avokatëve për ngjarjen e 21 Prillit 2021 në Elbasan ku mbeti i vrave Pjerin Xhuvani. Prokuroria në konkluzionet e saj përfundimtare kërkoi 25 vite burg për Arben Paplekajn duke i qëndruar akuzës në nisje të gjykimit, “vrasje në rrethana cilësuese”.

Pala mbrojtëse e Paplekës ka argumentuar vrasjen në kushte vetëmbrojtëse duke mare parasysh dhe dëshmitë e dhëna nga dëshmitarët, duke kërkuar kështu pafajësinë e Arber Paplekas.

Sipas mbrojtjes prokuroria nuk ka marrë parasysh as ekspertizën mjeko ligjore të kërkuar nga vetë organi i akuzës ku mjekët shprehen se në momentin e ngjarjes Arbër Papleka ka qenë në gjendje të rënduar psikike çka ka sjellë vetëdije të dobësuar dhe e shkaktuar nga rrethanat e një sulmi të papritur i cili ndodhi në pak sekonda dhe ku u desh një reagim i menjëhershëm i ndodhur nën breshërinë e plumbave për të mbrojtur jetën.

Nga ana tjetër Xhensila Sota kërkon që Arbër Paplekaj të mos gjykohet për plagosjen e saj. Kjo deklaratë i është shtuar dosjes si shprehje vullneti e Sotas.

Të fundit