Flash News

E-TJERA

Vrasja e të riut në Tiranë/ Ç’parashikon ligji për të drejtën e policisë në përdorimin e armës; Lleshaj hesht!

Vrasja e të riut në Tiranë/ Ç’parashikon ligji

25-vjeçari Klodjan Rasha është qëlluar mbrëmë nga punonjësi i policisë N.H., në Tiranë në kundërshtim me procedurat e përdorimit të armëve të zjarrit.

Në këtë konkluzion doli SHÇBA, që sipas njoftimit zyrtar rezulton se i riu është larguar me vrap dhe në ndjekje e sipër është përballur me punonjësin e policisë i cili pasi nuk ka arritur të kapë dhe prangosë atë, ka hapur zjarr me armën e shërbimit në drejtim të tij. Për pasojë ky shtetas është plagosur dhe më pas ka gjetur vdekjen në spital.  

Në njoftim sqarohet po ashtu se polici nuk ka qenë në kushtet e përcaktuara në ligjin për përdorimin e armës së zjarrit, duke kapërcyer kufijtë e mbrojtjes së nevojshme dhe për këtë është arrestuar për veprën penale “Vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme”.

Por çfarë parashikon ligji për policinë mbi rrethanat e përdorimit të armës së zjarrit?

Më poshtë, ligji nr. 108/2014 "Për Policinë e Shtetit", nenet 8 dhe 9 të ligjit nr. 72/2014 "Për përdorimin e armëve të zjarrit", nenin 14 të VKM-së nr. 839 datë 14.10.2015 për miratimin e rregullores "Për përdorimin e armëve të zjarrit".  

Vrasja e të riut në Tiranë/ Ç’parashikon ligjiVrasja e të riut në Tiranë/ Ç’parashikon ligji

Vrasja e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga Policia e Shtetit ka sjellë reagime të forta në opinionin publik dhe nga drejtuesit e partive të opozitës, duke kërkuar që Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj të japë dorëheqjen.

Megjithatë, ky i fundit apo dikasteri që ai drejton deri tani nuk ka patur asnjë reagim lidhur me ngjarjen që ka indinjuar opinionin publik.  

Të fundit