Flash News

E-TJERA

Vrasja në Krujë, brenda makinës me targa të vjedhura u gjetën tre kallashë

Vrasja në Krujë, brenda makinës me targa të vjedhura u

Policia ka gjetur makinën e përdorur për vrasjen e kunatit dhe plagosjes së nipit të Gentjan Bejtjas në Krujë. Makina e djegur është gjetur në Tapizë pak kilometra larg shtëpisë së Gentjan Bejtjas.

Ndërkohë raportohet se autovetura është tip “Golf 5” pa targa me benzinë e gaz dhe rezulton të jetë e vjedhur. Gjithashtu mësohet se brenda makinës, janë gjetur 3 armë zjarri tip kallashnikov.

Atentati ndodhi mbrëm rreth orës 00:15 në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas.

Për pasojë, Ramazan Sino, ka mbetur i vdekur ndërsa të plagosur mbetën 2 djemtë e Gentjan Bejtjas.

'Objektiv' i sulmit dyshohet Gentian Bejtja, i cili u ka shpëtuar edhe dy atentateve të mëparshme.

 

Të fundit