Flash News

E-TJERA

Vrasja në Sukth, pse u ekzekutua Fatjon Dervishi tek shinat e trenit?

Vrasja në Sukth, pse u ekzekutua Fatjon Dervishi tek shinat e trenit?

Fatjon Dervishi, 38 vjeç, u ekzekutua pak pas mesnatës nga persona të paidentifikuar në Katund të Sukthit. Nga të dhënat e para dyshohen që kanë qenë 2 persona, njëri në rolin e qitësit ndërsa tjetri ka ndihmuar në largimin nga vendi i ngjarjes.

Nuk është rastësi që Dervishi është ekzekutuar në shinat e trenit, pasi rruga është e dëmtuar dhe çdo automjet që kalon aty do të duhet të ulë shpejtësinë. Kështu, mund të jetë parë nga autorët si një vend ideal për ekzekutimin e Dervishit.

Dyshohet që autorët të kenë marrë një rrugë dytësore për t’u larguar nga vendi i ngjarje4s, pasi zona nuk është e mbuluar mirë me ndriçim.

Autorët kanë qëlluar mbi mjetin e Dervishit të 15 plumba. Në momentin e ngjarjes, viktima ka qenë i shoqëruar nga një mik.

Të fundit