Flash News

E-TJERA

Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, caktohet masa e sigurisë për Ragip Gilën

Vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë, caktohet masa e sigurisë

Gjykata e Shkodrës ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg” për autorin e masakrës në Shkodër, Ragip Gila.

Ai akuzohet për vrasjen e Armando Palit dhe Liridon Kraja (Lushi), si dhe plagosjen e Erogen Vaso (Brajoviq) dhe të Meri Kaceri.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e 8 shtatorit, në ambientet e jashtme të një lokali pranë Bashkisë Shkodër.

Gila do njihet me masën e sigurisë, teksa prokuror i çështjës është Pjerin Çukaj.

Ragip Gila nuk ka pasur avokat te zgjedhur nga ana e tij apo e familjes, ndersa gjykata i ka caktuar avokat kryesisht. Ne seance gjyqesore i akuzuari nuk ka folur. Ndersa avokati i ka kerkuar gjykates vleresimin nga ana e saj te mases se sigurise duke mos kerkuar caktim te mases.

Të fundit