Flash News

E-TJERA

Vritet me armë një person në Dukagjin, plagoset i biri

Vritet me armë një person në Dukagjin, plagoset i biri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Dukagjinit në Shkodër.

Për pasojë, një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër është plagosur.

Mësohet se viktimë ka mbetur Zef Guri dhe është plagosur i biri, Gjin Guri.  

Mësohet se Gjin Gurit në nëntorin e vitit 2021 i është vendosur një sasi tritoli tek lokali i tij në Shosh. Nga shpërthimi nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale, ndërsa autorët mbetën të pazbuluar.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

 

Të fundit