
Flash News
Përplasje me policinë në Maqellarë, në pranga tre vëllezër
Ra nga lartësia, humb jetën punëtori ra në aeroportin e Vlorës
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
Aksident në Durrës, makinë përplas skuterin me dy 13-vjeçarë
Atentati në Lundër/ Gjendet motomjet i djegur që dyshohet se u përdor nga autorët
Taksat, rregullime ligjore për një ekonomi konkurruese dhe sektorët prioritarë për një model ekonomik të qëndrueshëm. Alternativat që sjellin programet ekonomike të partive politike në një diskutim të hapur në konferencën e organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë në bashkëpunim me Revistën Monitor
Shqiptarët do t’i drejtohen më 11 maj kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit që do ta qeverisin vendin në katër vitet e ardhshme. Së bashku me partinë apo figurat politike në qendër të saj, një nga aspektet më të rëndësishme është alternativa ekonomike që ofrohet për të zhvilluar vendin në një mandat.
Pikëpyetja është nëse do të kemi një votues emocional apo racional dhe çfarë do të sjellë kjo zgjedhje? Boshti rreth së cilës vërtiten programet ekonomike lidhet me taksat, familjen dhe sektorët prioritarë ku partitë kanë qasje të ndryshme.
Dhoma Amerikane e Tregtisë dhe Revista Monitor zhvilluan së fundmi konferencën ekonomike me partitë politike, duke u ndalur në çështjet më të rëndësishme ekonomike dhe sektorët prioritarë ku duhet të orientohet zhvillimi ekonomik.
Në këtë konferencë morën pjesë forcat kryesore politike nga Partia Demokratike, Partia Mundësia, Koalicioni Djathtas për Zhvillim, Koalicioni Euroatlantik dhe Lëvizja Bashkë. Partia Socialiste e anuloi pjesëmarrjen në momentin e fundit, pavarësisht konfirmimeve paraprake të dhëna më herët për ekipin e saj prezantues.
“Ky është një diskutim ekonomik që ne e nxisim si një komunitet biznesi që kontribuon në 20% të PBB-së dhe ka nevojë të zhvillojë një dialog me forcat politike se çfarë e bën të rëndësishme praninë e tyre”, – u shpreh në fjalën e tij, Presidenti i Dhomës Amerikane, z. Grant Van Cleve, duke shpjeguar se Dhoma Amerikane nuk ka preferencë politike, por i qëndron objektivit të saj për të zhvilluar një klimë optimale për biznesin lokal dhe investitorët e huaj.
Ai vlerësoi se Shqipëria dhe ambicia e saj për të qenë pjesë e BE-së do të ndodhë, pavarësisht se cila parti është në pushtet dhe se marrëdhëniet duhet të jenë të mira edhe me vende të tjera jashtë Europës, ku një ndër to janë edhe SHBA.
Z. Van Cleve tha se ai po punon në rritje të besimit dhe rëndësisë së SHBA në zhvillimin e Shqipërisë, teksa ka një seri konsorciumesh dhe “joint-venture” që mund të sjellin miliarda për Shqipërinë.
Sipas tij, këto së bashku me faktorë si gjeopolitika apo zbulimit që bota po i bën Shqipërisë nëpërmjet turizmit, e kanë ndryshuar perceptimin për rëndësinë se ku qëndron vendi, duke arritur në nivele të reja.
Dhoma Amerikane e orientoi diskutimin ekonomik me të gjithë përfaqësuesit politikë, mbështetur në Prioritetet e saj Strategjike, të cilat janë hartuar nëpërmjet një procesi të thelluar konsultimi me ekspertët e komiteteve të Dhomës Amerikane të Tregtisë dhe të mbështetura në praktikat më të mira ndërkombëtare.
“Ky raport ofron zgjidhje konkrete dhe me vizion afatgjatë, të strukturuara në shtatë shtylla themelore të reformës: nga përmirësimi i klimës së investimeve dhe forcimi i luftës kundër korrupsionit, te modernizimi i politikave fiskale, zhvillimi i kapitalit njerëzor dhe ndërtimi i një industrie turistike të qëndrueshme dhe me vlerë të shtuar.
Vëmendje e veçantë i është kushtuar përforcimit të mekanizmave të konsultimit publik, si dhe përmirësimit të sistemit shëndetësor – komponentë kyç për një shoqëri të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse”, – tha Drejtori Ekzekutiv, Neritan Mullaj, gjatë prezantimit të prioriteteve.
Nga rritja e pagave tek investimet në infrastrukturë dhe sektorët prioritarë, programi i PS
Partia Socialiste ka një program ekonomik të afishuar në faqen e saj në internet, ku parashikon masat 2024-2030. E ftuar për prezantimin e programit të saj para biznesit, kjo parti anuloi takimin në momentin e fundit, duke e justifikuar këtë me ngarkesën që sjell fushata elektorale.
Por cilat janë premtimet që bien në sy në program? Lidhur me arsimin premtohet pagë mesatare 1250 euro për mësuesit, premtohen 1000 laboratorë inteligjentë, si dhe orientimi i 35% të nxënësve tek arsimi profesional.
Premtohet paga mesatare 1,000 euro dhe paga në administratë, 1,200 euro. “Rrisim pagën minimale në 500 euro deri në 2026, duke garantuar 18 muaj pa asnjë taksë shtesë”, – thuhet në program.
Në shëndetësi premtohet vijimi i “check up” falas. Në aspektin e strehimit premtohet mbështetja me kredi lehtësuese e 50 mijë çifteve të reja.
Për pensionistët, PS shkruan se “ambicia jonë është që në Shqipërinë 2030, pensioni mesatar të jetë 400 euro për ata që kanë paguar sigurime të plota, pensioni minimal për të gjithë të jetë 200 euro”.
Premtohet gjithashtu rritje me 20% të numrit të familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, me fokus gratë kryefamiljare dhe komunitetet rome dhe egjiptiane.
Lidhur me investimet, programi përfshin pika si 700 kilometra rrugë të reja për ta bërë vendin më të ndërlidhur, përfundimin e Korridorit Adriatiko-Jonian dhe Korridorin VIII, duke e lidhur Shqipërinë me vendet e rajonit për të shndërruar vendin në një nyje strategjike tregtare dhe turistike.
Në program përfshihet edhe rindërtimi i linjave ekzistuese hekurudhore dhe Durrës-Prishtinë, si dhe porti i ri tregtar i Porto Romanos. Lidhur me agroturizmin premtohet rritja e njësive agroturistike, kurse sa i takon energjisë, parashikohet që 30% e prodhimit të vijë nga ajo diellore.
Nga taksa e sheshtë te nxitja e “Made in Albania”, çfarë përfshin programi i PD-së
Tre përfaqësues të Partisë Demokratike – Jorida Tabaku, Dorjan Teliti dhe Florion Mima – shpjeguan përpara biznesit programin e tyre ekonomik.
“Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë.
Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së. Po kështu, do të heqim përjashtimet nga taksat që janë kthyer në rregull sot.
Taksa e sheshtë zgjeron bazën e tatimpaguesve, por krijon edhe një marrëdhënie të shtetit me biznesin.
Lehtësitë për nxitjen e “Made in Albania” është shtylla e tretë e programit tonë. Shtylla e katërt lidhet me konkurrueshmërinë, ndërsa e pesta, me konsultimet publike që ato të mos jenë thjesht për procedurë”, – sqaroi znj. Tabaku.
Ajo tha se kuadri i investimeve strategjike është abuziv dhe u ka shërbyer bizneseve të caktuara, duke theksuar edhe nevojën për përmirësim të prokurimeve publike.
Përfaqësuesi tjetër, z. Teliti, tha se Partia Demokratike është e filozofisë së taksës së ulët të sheshtë mbi të ardhurat duke anuluar atë progresive që është në fuqi sot.
“Një taksim i tillë ka ndikim negativ te shtresa e mesme duke ulur rolin e saj dominues. Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10% duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para.
Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat.
Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë. Sa i takon sektorit të ndërtimit, ne kemi parashikuar që taksa e transferimit të pronës të jetë 2% e vlerës dhe jo 15% si sot.
Kemi menduar të vendosim kartën e konsumatorit që parashikon rimbursim të mallrave të shportës dhe qëllimi final është të kemi një ulje të masës së TVSH-së”, tha z. Teliti.
Përfaqësuesit e PD-së nënvizuan se në thelb, programi i tyre synon mbështetjen e sektorëve të rëndësishëm duke ndihmuar ndërmarrjet të mbyllin ciklin e prodhimit. Turizmi dhe teknologjia shihen gjithashtu me përparësi, duke mos lënë mënjanë bujqësinë.
Ne propozojmë një kod fiskal, i cili vendos rregullat bazë ku operojnë bizneset, duke ofruar qëndrueshmëri dhe parashikueshmëri për biznesin. Një tjetër propozim është taksa e sheshtë. Pra do të vendosim një marrëveshje me biznesin që ditën e parë. Do të fillojmë me tatimfitimin, do vijojmë me të ardhurat personale por edhe elemente që lidhen me transaksionet si dhe ristrukturimin e TVSH-së.
Ne do të ulim tatimfitimin për biznesin nga 15% në 10% duke bërë që sipërmarrja t’i riinvestojë këto para. Ne mendojmë se çdo biznes me xhiro vjetore deri në 18 milionë lekë të jetë i përjashtuar nga TVSH dhe tatimi mbi të ardhurat. Po ashtu të përjashtohen edhe profesionistët e lirë.
Në qendër familja, programi ekonomik i Koalicionit Euroatlantik
Përfaqësuesi i Koalicionit Euroatlantik, Mateo Spaho, nënvizoi gjatë konferencës rëndësinë që i kushton familjes forca që përfaqëson duke e vënë në qendër të programit ekonomik.
“Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte.
Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh. Ne nuk premtojmë dot ulje taksash, apo luftë korrupsioni.
Fillimisht, ne nuk duam të kemi probleme me SPAK, siç kanë dy partitë e mëdha.
Ne propozojmë atë që e kemi quajtur si ‘Vettingu i Politikanëve’, ndërkohë që parashikojmë të kalojmë të gjithë Partneritetet Publike-Private në sitë verifikimi.
Ato janë kontrata që ne nuk i ndërpresim dot, ama të verifikojmë se sa i kanë përmbushur detyrimet, mund ta kontrollojmë. Mendojmë që pagesa e taksave të kryhet në bazë të ardhurash familjare.
Sot kemi DIVA-n, por është personal dhe penalizon. Gjithashtu, ne besojmë në një sistem tatimor të sheshtë dhe një bazë tatimore 9% dhe po kaq, edhe tatimfitimi. Është e domosdoshme të mbështetet bujqësia, por ne mendojmë se kjo duhet të bëhet në kahun e mundësimit të infrastrukturës bujqësore.
Një tjetër problem që ne vërejmë i cili duhet të korrigjohet është tregu i mbyllur. Kjo është arsyeja pse nuk kemi Investime të Huaja Direkte. Në lidhje me sektorët prioritarë, ne mendojmë se nuk është çështje dëshire, por se çfarë aftësish kemi.
Ne e kemi të vështirë të ndërtojmë sistem industrial. Kur flasim për një realitet të mundshëm, mund të flasim për aktivitete logjistike, një bujqësi të zhvilluar, si dhe një industri të lehtë”.
Mateo Spaho – Koalicionit Euroatlantik
Së pari, besoj se nevojitet një ndërhyrje në pagesat e çifteve të reja për blerjen e shtëpisë së parë. Plani ynë është që të financohen 20 mijë çifte. Ne planifikojmë që për fëmijën e parë dhe të dytë të kemi mbështetje, ndërsa për fëmijën e tretë shkon në një shumë përfitimesh prej 20 mijë eurosh.
Një administratë e vogël, por më eficiente, alternativa e “Mundësia”
Sipërmarrësi Agron Shehaj, kryetar i partisë “Mundësia”, solli përvojën personale si sipërmarrës dhe vizionin e tij si politikan në mundësitë që i duhen ofruar biznesit. “Vizioni ynë është një shtet i padukshëm.
Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu.
Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak.
Dy janë shtyllat ku mund të orientohesh në fakt te të ardhurat, duke pasur parasysh taksa më të ulëta dhe një administratë që kushton më pak në kahun e shpenzimeve”, tha z. Shehaj.
Agron Shehaj – Partia “Mundësia”
Vizioni ynë është një shtet i padukshëm. Çfarë shoh unë si sipërmarrës është që këtu në Shqipëri, pushteti ekonomik dhe politik është i përqendruar te një person dhe ai vendos se kush do të fitojë apo do të dështojë sot. Pra nuk e vendos tregu. Qeveria ndërhyn nëpërmjet korrupsionit dhe parave të pista. Propozimi ynë është që të kemi një administratë që kushton më pak
Zgjidhje kundër “centralizimit” të ekonomisë dhe taksë e sheshtë 10%, plani i “Nisma Shqipëria Bëhet”
Nisma “Shqipëria Bëhet” i sheh sot problemet e ekonomisë shqiptare në të dy kahet, si në aspektin makro, edhe në atë mikro dhe plani i saj ekonomik, në thelb, ka zgjidhjen e disa prej këtyre ngërçeve.
Përfaqësuesi i kësaj partie, Pano Soko, tha se në aspektin makro, problemi kryesor që vihet re sot është centralizimi ekonomik që vjen si reflektim i centralizimit politik.
“E gjitha është refleksion i politikës qendrore që si në ekonomi dhe në fusha të tjera ka krijuar ato piramidat që kanë një kulm ku rri dikush në krye. Pra, në krye të naftës është dikush, në krye të sigurimeve dikush, si monopol-kartel.
Në thelb centralizimi vret garën dhe kjo sjell humbje të rendimentit, pra ne nuk kemi konkurrencë, nuk kemi rendiment në ekonomi. Ajo prodhon gjithnjë e më pak”, thotë z. Soko.
Në aspektin mikro, ai nënvizon si problem mungesën e fuqisë punëtore, paqëndrueshmërinë e sistemit fiskal dhe korrupsionin.
“Të gjitha këto do të duhen rregulluar për të çliruar ekonominë nga sistemi i monopolizimit dhe kjo më pas do të reflektojë edhe tek ecuria e ekonomisë”, – shprehet z. Soko.
Një tjetër çështje e ndjeshme që ai nënvizon se shihet me prioritet nga “Shqipëria Bëhet” është ajo e pronave, për të cilën është parashikuar një aksion i veçantë.
“Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin.
Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet.
Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik. Natyrisht duhet menduar për shtresat në nevojë dhe një rishikim i modulimit i TVSH-së për mallrat e shportës.
Kjo është një ndër përparësitë që ne kemi, sepse na duhet që gradualisht të kalojmë nga një ekonomi që takson konsumin te një ekonomi që takson kapitalin. Por kapitali duhet të krijohet një herë dhe barra fiskale e ndihmon atë”, sqaron z. Soko.
Sa u takon sektorëve prioritarë, ai pranon se nga pikëpamja strategjike, Shqipëria do të duhet të orientohet te sektorët e produkteve materiale, bujqësi dhe industri e lehtë dhe e mesme pasi nuk kemi kapacitete për industri të rëndë.
Pano Soko – Nisma Shqipëria bëhet
Sa i takon sistemit fiskal, ne priremi të besojmë që Shqipëria është ende nën kapacitetin maksimal, kështu që për këtë arsye, besojmë se një sistem fiskal i thjeshtë, i sheshtë deri diku do të arrinte që të nxiste aktorët e ekonomisë së pari të formalizoheshin dhe mirëperformonin. Do të duhet një pakt i madh mes politikës që të biem dakord për një sistem fiskal që nuk do ta lëvizim për një periudhë le të themi 15-20 vjet. Një ngarkesë e lehtë e përballueshme 10% është një kufi logjik
Tatim progresiv më të thelluar, shfuqizim PPP, jo favorizim turizmit, plani i Lëvizja Bashkë
Lëvizja Bashkë, e përfaqësuar në konferencë nga Jani Marka, ka një alternativë tjetër mbi zhvillimin ekonomik. Sipas tyre, kjo vjen si efekt i burimit nga ka lindur kjo lëvizje, që lidhet me dimensionin social.
“Në programin tonë ka katër shtylla, ku së pari është shteti zhvillimor. Ne kemi pasur një qëndrim të fortë kundër oligarkisë, por nuk jemi kundër biznesit. Ne e vëmë theksin tek eksportet, kapitali human dhe emigracioni.
Jemi kundër oligopoleve, Partneriteteve Publike-Private dhe investimeve strategjike.
Një tjetër pikë e jona është problemi ku ka arritur korrupsioni. Për këto pika, ne kemi propozime konkrete se çfarë duhet bërë. Sa i takon produktivitetit është fatkeqësi që jemi të fundit në Europë. Në raport me një punëtor të Bashkimit Europian, produktiviteti i një punëtori shqiptar është sa 26%”, tha z. Marka.
Partia e tij synon të mbështesë me lehtësi industrinë e lehtë që sjell produkt të shtuar në ekonomi dhe gjithashtu, sipas modelit norvegjezm vënien në dispozicion të një fondi sovran.
“Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor.
Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku.
Do të ngremë një agjenci kundër korrupsionit. Duhet një agjenci e pavarur që ta luftojë. Sa i takon taksimit, ne mendojmë SE shteti nuk duhet as i vogël, as i madh, por i duhur. Struktura e taksave është problem.
Lufta kundër informalitetit, kriza e pensioneve, nxitja e pagesave jo cash, si dhe vlerësimi me themel i përjashtimeve tatimore janë disa pika të tjera tonat.
Ne propozojmë që të hiqet statusi special i hoteleve me 4-5 yje, kurse TVSH të jetë e reduktuar vetëm për pensionistët dhe ata me ndihmë ekonomike.
Në lidhje me tatimin e të ardhurave të punës, ne kemi më shumë fasha taksimi se sot, madje deri në 35% për paga mbi 4 mijë euro e sipër.
Dividenti nga 6% të shkojë në 15%. Në lidhje me tatimin e korporatave, ne jemi për atë progresiv, me një favorizim 3% për ato që janë në teknologji” sqaroi Marka.
Ne jemi për një reformë të thellë në arsim, jo vetëm duke rritur buxhetin në raport me PBB-në, por edhe në aspektin cilësor. Në lidhje me konkurrencën e lirë, ne do të heqim ato masa që kanë favorizuar aleatët e qeverisë dhe që kanë dëmtuar barazinë në treg. Do të shfuqizojmë ligje si PPP, apo investimet strategjike. Kapitali duhet të orientohet në sektorë të tjerë dhe turizmi s’mund të jetë më strategjiku
Taksim i sheshtë i pandryshuar për një dekadë, mbështetje bujqësisë, plani i Koalicionit “Djathtas për Zhvillim”
Përfaqësuesi i Koalicionit Djathtas për Zhvillim, Artan Murrizi, shpjegoi para biznesit qasjen ekonomike që ka ky koalicion.
“Prej vitesh ka një problematikë të theksuar që lidhet me emigracionin dhe largimi masiv i të rinjve do të dojë vite të korrigjohet. Vitet e fundit nuk kanë ikur njerëz në situatë të vështirëm por më të arsimuarit dhe kjo tregon shumë për situatën ku ndodhet vendi.
Kemi vënë re një pabarazi tregu ku monopolet e krijuara kanë bërë që shumë biznese të largohen. Një tjetër problem që mendoj se duhet të korrigjohet është ligji zgjedhor dhe ndarja administrative. Lidhur me ekonominë, ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë.
Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi.
Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve. Në sektorin industrial, ne mendojmë se mund të bëhet më shumë për përpunimin e mineraleve dhe naftës.
Artan Murrizi – Koalicioni Djathtas për Zhvillim
Ne jemi për një taksim të sheshtë dhe të pandryshuar për një dekadë. Mendojmë gjithashtu që duhet të ketë një kod fiskal. Në lidhje me bujqësinë, mendojmë se parcelat duhet të përqendrohen dhe për ta nxitur këtë të vendoset si kusht kreditimi. Ne jemi për fokusin në prodhim dhe përpunim duke krijuar një cikël të mbyllur dhe rritje të eksporteve./ Monitor.al
Të fundit



Raportohet për të paktën 25 të vrarë në Gazë
20 Prill 2025, 16:48
Turist turk përplas me makinë rojen në Krujë
20 Prill 2025, 16:20
Përplasje me policinë në Maqellarë, në pranga tre vëllezër
20 Prill 2025, 15:52
Kontrabandë me jaht luksoz: 20 shqiptarë kapen në Kanalin Anglez
20 Prill 2025, 15:31
E rëndë në Gjirokastër, 17-vjeçari vret veten në banesë
20 Prill 2025, 15:04

Papa Françesku bën thirrje për paqe në Ukrainë në mesazhin e Pashkëve
20 Prill 2025, 14:28
Sudan njohu Kosovën, REL: Pse u kontestua vlefshmëria e kësaj njohjeje?
20 Prill 2025, 14:04


Studimi: Njeriu i lashtë ka jetuar në Spanjë 1.4 milionë vjet më parë
20 Prill 2025, 12:50

BE, Italia dhe Britania e Madhe reagojnë ndaj "armëpushimit të Pashkëve" të Putinit
20 Prill 2025, 12:00
Zgjedhjet 2025, çfarë premtojnë partitë për ekonominë
20 Prill 2025, 11:41

Ra nga lartësia, humb jetën punëtori ra në aeroportin e Vlorës
20 Prill 2025, 10:59

Përplasi për vdekje këmbësoren, arrestohet shoferja 70-vjeçare në Shkodër
20 Prill 2025, 10:17

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
20 Prill 2025, 09:27
Noka në Maliq dhe Ersekë: Fermerët në vëmendje parësore të qeverisjes së PD
20 Prill 2025, 09:12
Si parashikohet moti sot
20 Prill 2025, 08:58

Ç'parashikojnë yjet për ju sot, 20 prill 2025
20 Prill 2025, 08:20
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
20 Prill 2025, 07:59
Papa Françesku në Vigjiljen e Pashkëve: Drita e Ngjalljes ndriçon udhën tonë
19 Prill 2025, 21:56
Alergjitë stinore, çfarë duhet të dini dhe si të mbroheni?
19 Prill 2025, 21:19
Jozi reagon pasi goditi Gjestin: U provokova
19 Prill 2025, 21:05
Berisha: Çiftet e reja do marrin grante 30 mijë euro për të përballuar kredinë
19 Prill 2025, 20:56
Nga burgu, Salianji kujton fushatën e 2021: Në Korçë sot sigurojmë 6 mandate
19 Prill 2025, 20:35


Kryhet riatdhesimi i parë nga kampi i Gjadrit, emigranti kthehet në Bangladeshi
19 Prill 2025, 19:50
Laburistët duan të përdorin Shqipërinë si “paraburgim” për migrantët e padëshiruar
19 Prill 2025, 19:23
"Burrat shqiptarë janë çyryk"/ Rama përsërit refrenin e vjetër, këtë herë nga Korça
19 Prill 2025, 18:49
Kapen 40 kg kokainë dhe 189 mijë euro në Itali, arrestohet një 53-vjeçar shqiptar
19 Prill 2025, 18:27
SHBA-ja dhe Irani bien dakord për rundin e tretë të bisedimeve bërthamore
19 Prill 2025, 17:57
Publikohen pamjet e ndalimit të shefit të Qarkullimit Rrugor të Tiranës, Roven Zeka
19 Prill 2025, 17:46
Aksident në Durrës, makinë përplas skuterin me dy 13-vjeçarë
19 Prill 2025, 17:18
Atentati në Lundër/ Gjendet motomjet i djegur që dyshohet se u përdor nga autorët
19 Prill 2025, 17:07
Ra nga lartësia në kantierin e aeroportit të Vlorës, humb jetën punëtori
19 Prill 2025, 16:45
Ema Andrea: Martesa nuk është për mua, jam e dashuruar me profesionin
19 Prill 2025, 16:39

Nuk ka marrëveshje për kryetarin e Kuvendit, rifillojnë të hënën procedurat
19 Prill 2025, 16:00
Aksident në Përmet/ 60-vjeçarja përplaset nga një automjet
19 Prill 2025, 15:29
Tragjike në Bulqizë/ 48-vjeçari vdes në galeri pas shembjes së gurëve
19 Prill 2025, 15:08

Merr fund ngërçi politik, votohet konstituimi i Kuvendit, betohen deputetët e rinj!
19 Prill 2025, 14:38


Gjykata e Korçës lë në burg Andi Shkulakun
19 Prill 2025, 13:52
Berisha: Skavica nuk do ndërtohet kurrë!
19 Prill 2025, 13:31
Atentati ndaj 4 të rinjve në Lundër, plumbat prekën edhe një “Ford”
19 Prill 2025, 13:17


Mustafaj: Rama përçmon Dibrën, votojmë për dinjitet dhe ndryshim
19 Prill 2025, 12:46

‘Sali Berisha, doktori i zemrave shqiptare’, fermeri dibran: Rama, korbi i zi
19 Prill 2025, 12:20



Video/ Berisha niset drejt Dibrës, mbështetësit e presin me padurim në mes të rrugës
19 Prill 2025, 11:24
Gjirokastër/ Shfrytëzonin për pro*titucion një 26-vjeçare, arrestohen 2 tutorët
19 Prill 2025, 11:01

Arrestohen 2 persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore në Dibër
19 Prill 2025, 10:21

Dom Gjergj Meta uron Festën e Pashkëve: Të kemi gëzim në jetët tona!
19 Prill 2025, 09:38
Abuzim në Doganën e Kapshticës, procedohen penalisht 6 zyrtarë
19 Prill 2025, 09:20
Aksident në Kërçovë-Gostivar, 3 të vdekur, 8 të plagosur
19 Prill 2025, 08:54
Këmbimi valutor/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot
19 Prill 2025, 08:40
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
19 Prill 2025, 08:21
Parashikimi i motit për sot, 19 prill 2025
19 Prill 2025, 08:07
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
19 Prill 2025, 07:54
Faktohet skema e krimit elektoral të PS-së me administratën e Fierit
18 Prill 2025, 22:57
Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës në prag fushate
18 Prill 2025, 22:42


Betimi i deputetëve në Kosovë i pasigurt edhe të shtunën
18 Prill 2025, 21:56
Zbulo cilat janë shenjat më agresive të horoskopit kush s’e mban dot nervin?
18 Prill 2025, 21:32
Berisha: Rakip Veliaj ka ngritur të njëjtën skemë si 5D
18 Prill 2025, 21:12
Paguan 1000 euro për vizë pune në Kanada, agjencia e mashtron! Pronari zhduket
18 Prill 2025, 21:08
Ministri i Jashtëm iranian kërkon mbështetjen e Rusisë në bisedimet bërthamore
18 Prill 2025, 20:42







Fjalimi që synon pasaportën europiane, por jo ujin e pijshëm
18 Prill 2025, 18:58
33-vjeçari shqiptar humb jetën në paraburgimin grek
18 Prill 2025, 18:33
Fushata/ Fevziu veçon programin e PD: Rama e Berisha në politikë edhe pas 11 majit
18 Prill 2025, 18:24
Zelensky akuzon të dërguarin amerikan Witkoff për përhapjen e narrativave ruse
18 Prill 2025, 18:08

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit takon Altin Dumanin, fokus krimet zgjedhore
18 Prill 2025, 17:30

Sherr në varrezat e Durrësit, plagosen babë e bir
18 Prill 2025, 16:58