Flash News

E-TJERA

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PDIU-së, anëtari i katërt në grupin e numërimit mbetet i LSI-së

Zgjedhjet/ KAS rrëzon kërkesën e PDIU-së, anëtari i
Foto ilustruese

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar kërkesën e partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet, për anëtarin e grupit të numërimit të votave, në zgjedhjet e 25 prillit. PDIU kërkoi që anëtari i katërt i grupit të numërimit të votave të ishte një përfaqësues nga partia e saj.

“Bazuar në analizën e fakteve dhe provave, me shumicë votash, vendosi rrëzimin e kërkesës ankimore të paraqitur nga PDIU, ky vendim hy në fuqi menjëherë. Për këtë vendim në rast kontenstimesh mund të bëhet ankesë në Kolegjin Zgjedhor, brenda pesë ditëve”, argumetoi KAS.

Disa ditë më parë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që anëtari i katërt i grupit të numërimit të jetë përfaqësues nga Lëvizja Socialiste për Integrim. PDIU e ankimoi vendimin në KAS, por dhe ky i fundit qëndroi në të njëjtën linjë si KQZ.

Kjo e fundit argumentoi se PDIU ishte pjesë e koalicionit PD-Aleanca për Ndryshim dhe nuk garonte si subjekt më vete që të kishte një përfaqësues në grupet e numërimit. Fletët e votimit në zgjedhjet e 25 prillit, do të numërohen nga grupet, të cilat në përbërje do të kenë 2 anëtarë të PS-së, 1 të PD-së dhe 1 të LSI-së.

Të fundit