Flash News

E-TJERA

"Zgjedhjet më të rëndësishme", ambasadorët nga Elbasani: Të hiqet gjuha e urrejtjes, do jemi 40 ekipe në terren

"Zgjedhjet më të rëndësishme", ambasadorët
Ambasadorët në Elbasan

Kryediplomati i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ambasadorja e Francës, Elisabet Barsak dhe ai gjerman Peter Zingraf ishin në Elbasan, ku u takuan me drejtuesit politikë në këtë qark.

Në përfundim, ata dhanë një prononcim për gazetarët, ku theksuan rëndësinë e zgjedhjeve të 25 prillit.

Ata apeluan që të hiqet dorë nga gjuha e urrejtes dhe  në fokus të jenë programet që ofrojnë partitë. Soreca bëri me dije se do të jenë 40 ekipe që do të vëzhgojnë zgjedhjet, ndërsa shtoi se disa prej tyre do të jenë në Elbasan.

Ai tha se gjatë takimeve me drejtuesit politik, u ngrit si shqetësim shit-blerja e votës, duke theksuar se është vepër penale.

"Duam të shohim një fushatë e fokusuar në programet, nevojat e qytetarëve, dhe jo tek sulmet dhe tek intimidimet. Ua përsëritëm këtë mesazh drejtuesve, dëgjuam dhe këndvështrimet e tyre.

Ajo çfarë është vërtet ee rëndësishme është që zgjedhje të jenë transparente dhe të ndershme. Dëgjuam shqetësime për blerjen e votave, është vepër penale, parashikohet nga Kodi Penal.

Dëgjuam shqetësime për shitjen e votave, mos harroni, është vepër penale. Do jemi në vëzhgim të zgjedhjeve, 40 ekipe, do vizitojmë qendrat e votimit në zgjedhje. Disa prej nesh në Elbasan.

Këta zgjedhje janë të rëndësishme në radhë të parë për shqiptarët, por edhe për BE, dhe të ardhmen e Shqipërisë në BE. Doja të shtoja diçka, mendoj që heqja e gjuha e urrejtjes do ishte tjetër gjë e rëndësishme",  tha Soreca.

Ndërkohë ambasadorja franceze tha se "Mendoj që heqja e gjuhës së urrejtës do të ishte gjëja tjetër e rëndësishme këtu në Shqipëri. Është me rëndësi që zgjedhjet të jenë të lira dhe të ndershme, të votohet pa u  intimiduar, pa u shitur dhe pa u blerë vota".

Në të njëjtën linjë edhe Zingraf  i konsideroi zgjedhjet thelbësore për Shqipërinë dhe integrimin e saj. Gjatë fushatës elektorale, diplomatët kanë bërë thirrje që kjo periudhë të jetë e qetë, gara të fokusohet te programet dhe larg fyerjeve. Gjithashtu kanë apeluar për kandidatë me integritet.

 

Të fundit