Flash News

E-TJERA

Zyrtari i lartë turk: Feto në Shqipëri fshihet pas institucioneve, s’do ta lejojmë të helmojë marrëdhëniet tona

Zyrtari i lartë turk: Feto në Shqipëri fshihet pas
Kreu i Asamblesë së Turqisë, Mustafa Sentop

Kreu i Asamblesë së Turqisë, Mustafa Sentop ka nisur vizitën zyrtare në Shqipëri. Ai është takuar paraditen e sotme me homologun e tij, Gramoz Ruçi.

Në një konferencë të përbashkët për median, Sentop tha se organizata Feto është e pranishme në Shqipëri, duke e cilësuar atë terroriste. Ai tha se veprimtria e saj fshihet në institucionet arsimore, shëndetësi, media dhe organizata të ndryshme.

Sentop u shpreh se nuk do të lejohet që Feto të prishë marrëdhëniet mes Turqisë dhe Shqipërisë.

“Gjatë takimit që patëm me z.kryetar unë fola dhe për aktivitetin e organizatës terroriste Feto. Ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqi objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar.

Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve. Por dua të them që ne nuk do ta lejojmë kurrën e kurrës që kjo organizatë terroriste të helmojë marrëdhëniet mes dy vendeve tona”, tha ndër të tjera ai. 

Kryetari i Asamblesë Kombëtare të Turqisë do të zhvillojë sot dhe nesër takime me krerët politikë në Shqipëri. Ai do të pritet nga  presidenti Ilir Meta dhe kryeministri Edi Rama.

Të fundit