Flash News

KRYESORE

Eleminimi i Juves nga Champions League, Ronaldo nis bisedimet me PSG-në

Eleminimi i Juves nga Champions League, Ronaldo nis bisedimet me PSG-në

Së fundmi në mediat franceze është përfolur shumë rreth një kalimi të mundshëm të Ronaldos tek ekipi i PSG-së.

Këto zhurma janë shtuar akoma më shumë pas eleminimit të Juves nga Champions League, teksa flitet se CR7 ndihet i frustruar dhe dëshiron ta provojë sërish fitimin e trofeut prestigjoz me një tjetër ekip.

Gjithashtu raportohet se agjenti i portugezit, Jorge Mendes, do të takohet më drejtorin sportiv të PSG-së, Leonardon gjatë Ligës së Kampionëve në Lisbonë.

Kujtojmë se kontrata e Ronaldos me Juventusin skadon në 2022, por paga e tij prej 30 milionë euro në vit po fillon të krijojë shqetësime në klubin bardhezi, pasi financat e Juventusit kanë pësuar rënie sidomos pas eleminimit në Champions.

Të fundit