Flash News

KRYESORE

Elton Ilirjani ngacmon Kujtim Gjuzin për Ruçin: Ta mblodhi Gramozi zemra, të kërcënoi

Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani, prej kohësh qëndron në vëmendjen e mediave rozë për shkak të deklaratave të hapura dhe të folurit pa komplekse.

Shpesh për shkak të këtyre deklaratave është përplasur me personazhe të njohur, si në rastin me deputetin Kujtim Gjuzi. Debati mes Ilirjanit dhe Gjuzit ka nisur në një emision televiziv pak jave më parë, e prej atij momenti biznesmeni vazhdon e ‘thumbon’ në rrjetet sociale.

Këtë herë ‘thumbimi’ vjen sërish në Instagram.

Në një postim në Instastory, Ilirian shkruan:

“Kytim zemra ime, ta mblodhën njerëzit e gruas, ta mblodhi Gramozi zemra, të kërcënoi.”

Pas përplasjes që Gjuzi pati në seancën plenare këtë javë me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçit, ky i fundit ndër të tjera i tërhoqi vëmendjen për të respektuar rregulloren kur merr fjalën, si dhe i kërkoi që herën tjetër të zbatojë etikën e veshjes.

Të fundit