Flash News

KRYESORE

Emisari i Trump-it: Jam në Kosovë për të folur për zhvillimin e rajonit

Emisari i Trump-it: Jam në Kosovë për të folur për

Emisari special i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, ambasadori Richard Grenell, tha se ai ka ardhur në Prishtinë për të folur për zhvillimin e rajonit.

“Presidenti Trump ka qenë i fokusuar për të zgjidhur problemet, jo duke shikuar mbrapa. Ne duam të bëjmë progres në rajon, Kosovë, Serbi, në aspektin ekonomik. Të rinjtë duan punë. Çfarë po duam të bëjmë ne, është që fokusi të jetë tek njerëzit. Njerëzit e Kosovës meritojnë të kenë vende të reja të punës dhe të ardhme të ndritshme.

Çfarë dua të bëjë unë që të merremi me të gjitha këto çështje të bllokuara që kanë ndikim ekonomik të zgjidhen. Duam të shtyjmë të dy qeveritë dhe liderët në Kosovë dhe Serbi – dhe tu themi që të shikojnë njerëzit, filloni me hapjen e vendeve të punës. Për këtë jam këtu dhe nuk të kyçem në debatin politik, sepse kjo na lë mbrapa”, tha Grenell pas takimit me presidentin Hashim Thaçi.

Ai shtoi se bizneset në Amerikë dhe në Evropë duan të vijnë në rajon që të investojnë, por kjo nuk mund të ndodhë nëse ka konflikte nga establishmentet politike.

Të fundit