Flash News

Bota

What does the annual address of the head of the EU mean for Ukraine?

What does the annual address of the head of the EU mean for Ukraine?

On September 13, the president of the European Commission, Ursula von der Leyen, delivered her annual speech at a plenary session of the European Parliament in Strasbourg. As always, through this speech it is understood what the future of the European Union will be. However, this year the speech was even more important, as it was the last such speech before the European Parliament elections, which are held in June 2024. The outcome of those elections will have a big impact on who will is elected president of the European Commission.

According to an unwritten rule, the new president of the Commission must be from the political party that secures the most votes. Of course, it is the European People's Party – the centre-right party – to which Von der Leyen belongs. Judging by her speech, which sounded more like an introduction to the next five years, there's a chance she'll run again.

The head of the EU has talked about the construction of factories for "clean iron" in the EU, and how Europe is attracting more investment in "clean hydrogen" from China and the United States.

Afterwards, she thanked the European farmers for "providing food every day" and proposed a "strategic dialogue for the future of agriculture in the European bloc". Finally, it has pledged to invest more in small and medium-sized enterprises, to protect European industry from competition from third countries.

Although Von der Leyen has also spoken about issues related to the war in Ukraine, it has not lasted long there. That part seemed more like she was taking note of the rising tensions in some EU countries because of the Ukrainian refugees.

"We will be with Ukraine every step of the way. As long as there is a need", she declared, as she mentioned that four million Ukrainians are taking refuge in the EU, and they are "welcomed now, as in the first weeks".

Among other things, she has mentioned that the European Commission will propose the extension of the so-called temporary measures for Ukrainians in the EU until 2025, enabling refugees access to housing, health care and the labor market. What has been missing: proposals on how to deal with Russia. No new ideas for EU sanctions have been mentioned.

There does not seem to be any readiness for the 12th round of sanctions targeting Moscow. There are no new proposals on how, for example, to confiscate Russian assets that have been frozen by the bloc, or how to send more weapons to Ukraine.

Sa i përket zgjerimit të BE-së, një temë që ka marrë shumë vëmendje në muajt e fundit, dhe pritet t’i dominojë diskutimet politike këtë vjeshtë, Von der Leyen ka qenë më e matur sesa presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, i cili në gusht ka thënë se BE-ja duhet të jetë gati për të pranuar anëtarë të rinj deri më 2030.

Ajo nuk ka ofruar afate kohore. Mirëpo ka thënë se pranimi varet nga “merita” dhe që Komisioni Evropian do ta mbrojë gjithmonë këtë parim.

Ajo nuk ka folur për një BE me 33, 35 ose 37 anëtarë, mirëpo ka folur për 30 plus anëtarë. Kush mund të jetë në atë listë? Ajo ka thënë se “e ardhmja e Ukrainës është në BE, e ardhmja e Ballkanit Perëndimor [Kosovës, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë] është në BE, e ardhmja e Moldavisë është në BE”. E qartë deri këtu. Mirëpo një deklarim tjetër ka qenë më intrigues. “E di sa e rëndësishme është perspektiva evropiane për popullin e Gjeorgjisë”. Nuk dihet saktë se çfarë ka dashur të thotë ajo, mirëpo ka marrë vëmendje deklarimi i saj, sepse ajo e ka përmendur popullin e Gjeorgjisë dhe jo qeverinë e këtij vendi. Por, ka edhe më keq. Turqia, vend kandidat për anëtarësim në BE, as që është përmendur në fjalim.

Pyetja e madhe për muajt vijues është se si do të funksionojë zgjerimi. Shumë ide do të shtrohen në tavolinë, duke nisur nga grupet franceze e gjermane, të cilat më 19 shtator do t’i prezantojnë gjetjet e tyre se çfarë duhet të ndryshohet në BE, ashtu që të pranohen anëtarë të rinj. Liderët e BE-së do t’i diskutojnë këto gjetje kur të mblidhen në qytetin spanjoll Granada më 6 tetor.

Disa sugjerojnë se çfarë duhet të ndryshojë tashmë dihet. Për t’i përmendur disa: jo të gjitha vendet anëtare të BE-së duhet ta kenë komisionarin e tyre evropian, blloku duhet të heqë dorë nga vota unanime në disa fusha, sikurse politika e jashtme dhe çështjet ekonomike, dhe duhet të ketë rritje të “abstenimit konstruktiv”, që nënkupton se vendet e BE-së mund të mos pajtohen për diçka, por nuk duhet ta bllokojnë marrjen e një vendimi.

Nëse diçka dihet në Bashkimin Evropian është se vendimet më të vështira merren në dhjetor, më saktësisht në javën e fundit të punës, pak ditë para Festës së Krishtlindjes. “Tavolina e legjislativit” duhet të pastrohet para se të nisin festat, dhe këtë herë viti 2024 nis me fushatë për zgjedhjet e Parlamentit Evropian që mbahen në qershor. Dhe kur vjen puna për Fqinjësinë Lindore dhe Ballkanin Perëndimor, janë edhe disa gjëra që duhet qartësuar.

Fillimisht, ekziston një fond prej 20 miliardë eurosh për armët dhe pajisjet tjera ushtarake që duhet të dërgohen si ndihmë për Ukrainën në katër vjetët e ardhshëm. Në këtë fond duhet kontribuuar të gjitha vendet anëtare, varësisht prej shkallës së popullsisë.

Më pas ekziston fondi prej 50 miliardë eurosh për rindërtim të Ukrainës, i cili duhet të jetë i qasshëm për Kievin në periudhën 2024- 2027. Këto para ndahen direkt prej buxhetit të BE-së, fond në të cilin duhet të kontribuojnë vendet anëtare. Por, duke i lënë anash çështjet ekonomike, procesi i zgjerimit të BE-së do t’iu shkaktojë kokëdhimbje të gjithëve.

Kjo nënkupton që mund të mos ekzistojë asnjë hap drejt zgjerimit deri në dhjetor. Kur vjen puna te paratë, duhet përmendur miliarda euro që Hungaria dëshiron t’i shfrytëzojë, por të cilat janë ngrirë nga Komisioni Evropian për shkak të shqetësimeve se fusha e sundimit të ligjit ka marrë kahe të kundërt në këtë vend.

Disa vende anëtare kërkojnë që Brukseli të ketë qasje në të paktën një pjesë të fondeve. Por dihet, është sekret që nuk mbahet nga askush se, Hungaria më pas mund ta përdorë veton për të gjitha vendimet e lartcekura, derisa të ketë qasje në fondet e bllokuara.

Shumica e burimeve diplomatike në Bruksel besojnë se 50 miliardë eurot për Kievin do të ndahen lehtë, pasi shumica pajtohen se duhet ndihmuar Ukrainën në këtë kohë të vështirë. Por, çështja kryesore është se Komisioni Evropian ka edhe fonde tjera në të cilat dëshiron të kontribuojnë vendet anëtare.

Shembull, duhet mbledhur edhe 15 miliardë euro për politika të fqinjësisë, të cilat shkojnë te vendet që e rrethojnë bllokun, shembull në Afrikën e Veriut, me synimin e mbajtjes së migrantëve larg kufijve të BE-së. Më pas duhet mbledhur një tjetër fond prej 10 miliardë eurosh për investime në sektorët strategjikë, sikurse mikroçipat, dhe avancimin e kompanive evropiane që të mos dëmtohen nga konkurrentët amerikanë dhe kinezë.

Problemi është se disa vende të BE-së që kontribuojnë shumë në buxhetin e përbashkët – Gjermania dhe Holanda – janë në proces të ndarjeve të brendshme buxhetore dhe e kanë të vështirë t’ua sqarojnë banorëve të tyre pse buxheti i Brukselit duhet rritur.

Vendet tjera, kryesisht në jug, marrin më shumë para për t’i menaxhuar valët e migrantëve.

Ekzistojnë plane edhe për mbledhje të 20 miliardë eurove për të paguar për armatimin ukrainas dhe ndihmë të formave tjera.

Në këtë temë Budapesti vështirë që mund të bindet. Tash e tre muaj, Hungaria e ka bllokuar një këst prej 500 milionë eurove si ndihmë për ushtrinë ukrainase. Brukseli shpreson që Hungaria do të dorëzohet pasi është në hall të madh për të pasur qasje në fondet e ngrira të BE-së. Prapëseprapë, diçka e tillë nuk ia pamundëson Hungarisë që të luajë rol në nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Ukrainës në BE, veprim që shumica e vendeve anëtare shpresojnë ta jetësojnë deri në fund të vitit.

Më 2022, një prej shtatë kushteve që Komisioni Evropian ia ka dhënë Ukrainës për të ecur përpara në rrugën drejt BE-së ka qenë përmirësimi i të drejtave për minoritetet kombëtare.

Budapesti është i zjarrtë në këtë temë, duke e marrë parasysh minoritetin etnik hungarez në Ukrainë. Për ta marrë dritën e gjelbër të Hungarisë për Ukrainën, Brukseli duhet të bëjë diçka për Budapestin. Kjo nënkupton që Gjeorgjia mund ta fitojë statusin e vendit kandidat për anëtarësim – diçka me të cilën nuk pajtohen shumë vende, sidomos tri të Baltikut – dhe që Serbia t’i hapë kapitujt e radhës për anëtarësim.

Serbia nuk ka hapur kapituj që dy vjet, për shkak të hezitimit të Beogradit për ta sanksionuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë. Dhe nuk është vetëm Hungaria që pritet të luajë rol në punën e zgjerimit. Kroacia dhe Sllovenia kanë thënë shenja se nuk do duhej lënë në vend statusin e Bosnje-Hercegovinës derisa vendet tjera përparojnë. Kjo nënkupton shtytje për nisje të bisedimeve me Sarajevën, ndonëse jo të gjitha vendet mendojnë se Bosnja është gati për diçka të tillë.

Çështje delikate është edhe ajo me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të cilat i kanë hapur bisedimet për anëtarësim në korrik të vitit 2022.

Më pas është dashur të bëhet harmonizimi i politikave të këtyre vendeve me ato të BE-së; në nëntor ky proces duhet të përfundojë dhe në dhjetor duhet të nisin bisedimet me Brukselin. Disa besojnë se Shkupi nuk do të mund të finalizojë procesin këtë vjeshtë, duke i dhënë mundësi bllokut që të vendosë nëse duhet ecur përpara vetëm me Tiranën. Sa i përket Turqisë, burimet diplomatike besojnë se BE-ja ka vullnet që të riangazhohet.

Kjo nënkupton ringjallje të procesit të anëtarësimit pas shumë vjetëve ngecje për shkak të çështjeve të këtij vendi me Qipron dhe Greqinë.

However, although Turkey's strategic importance for security and migration is not disputed, the appetite for starting talks with Ankara for expansion is not so great. It should be mentioned that Turkey still has not even ratified the agreement for Sweden's membership in NATO. Therefore, not very enviable negotiations can take place in order for this country to advance on the road to the EU./rel

Latest news