Flash News

Ditari i Opozitës

Alizoti hedh akuza të forta: Bandat kriminale po kërcënojnë nëpër shtëpi njerëzit për vota

Alizoti hedh akuza të forta: Bandat kriminale po kërcënojnë

Drejtuesi politik i PD në Elbasan, Tomorr Alizoti ka ngritur akuza të forta se bandat kriminale në Elbasan po kërcënojnë njerëzit nëpër banesa për vota.

I ftuar në A2 CNN, Alizoti tha se shteti është kthyer në narko.

“Bandat kriminale po kërcënojnë njerëzit, i kërcënojnë njerëzit natën dhe iu shkojnë nëpër shtëpi, por demokracia nuk mund të funksionojë dot kur i gjithë shteti është kthyer në narko”, tha Alizoti.

Alizoti tha se raste të ngjashme ka çdo ditë dhe pretendon se i ka të dhëna edhe nga ekspertë policie

“Ata thonë se e gjithë kupola e policisë është e kontrolluar nga bandat. O çokollatën o dajakun, ky është realiteti në Shqipëri. Kur lëviz gjatë natës nga Elbasani në Tiranë, policët më ndalojnë dhe më takojnë pasi kanë frikë të më takojnë ditën”, u shpreh Alizoti.

Latest news