Flash News

E-TJERA

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy adoleshentë

Makina përplas motorin në aksin Shkodër-Lezhë, plagosen dy

Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër-Lezhë ku një shtetase ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka përplasur një motomjet.

Për pasojë, është plagosur drejtuesi i motomjetit, një 18-vjeçar, dhe pasagjeri 17-vjeçar.

"Rreth orës 20:30, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, shtetasja D. S., duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. A., 18 vjeç dhe pasagjer një të mitur 17 vjeçar.

Shtetasi A. A., dhe i mituri 17 vjeçar, ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Me drejtuesen e automjetit po kryhen veprimet e mëtjeshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit", njofton policia.

Latest news