Flash News

Ditari i Opozitës

Berisha thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane: Monitoroni hetimet në Xibrakë

Berisha thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane:

 

Lideri i opozitës, Sali Berisha i është drejtuar me një thirrje KE-së, FBI-së dhe prokurorisë gjermane të ndërmarrin veprime për të monitoruar hetimet në Xibrakë, lidhur me laboratorin e drogës.

Berisha tha nga Rruga e Shpresës se Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane, por u sabotua për të shpëtuar Olsi Ramën dhe të tjerët.

Berisha: Unë jam këtu për t’i bërë thirrje Komisionit Europian të dërgojë përfaqësuesit e Eurojust.
Për t’i bërë thirrje prokurorisë gjermane të dërgojë përfaqësuesit e vet.
Për t’i bërë thirrje FBI-së të dërgojë përfaqësuesit e vet në këtë hetim sepse Xibraka u ndërtua për të eksportuar kokainën në Gjermani me tonelata.
Sepse Xibraka u zbulua nga prokuroria gjermane dhe u sabotua nga kriminelë në pushtet për të shpëtuar Olsi Ramën, Genti Xhixhën dhe trafikantët e tjerë.
Sepse Olsi Rama është njëkohësisht shtetas amerikan.
Prandaj me makinën e famshme të drogës njëherë kalonte kufirin me pasaportë shqiptare si Olsi Rama dhe herën tjetër me pasaportë amerikane si Olsi Kristaq Rama.
Në të dy rastet trafikant, kriminel, faqezi.

Latest news