Flash News

E-TJERA

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam pirë, veç drogë nga puna

E përjashtuan nga Policia/ Efektivi i infiltruar: Alkool s’kam


Një ish-punonjës i Policisë së Shtetit që punonte si i infiltruar tregon për  emisionin “Stop” se e kanë përjashtuar nga puna pasi e akuzuan për konsum alkooli, ndërkohë që shpjegon se alkool nuk ka konsumuar, por lëndë narkotike po pasi ia kërkonte detyra të ishte në mes të bandave.

Çështja shkoi në gjykatë dhe në vitin 2022 u zbardh vendimi nga Gjykata Administrative e shkallës së parë që ky ish-punonjës të dëmshpërblehej me 8 paga. Por Gjykata Administrative e Apelit nuk e ka marrë ende në shqyrtim këtë çështje që nga viti 2022.

“Stop” interesohet pse nuk është marrë në shqyrtim kërkesa për përshpejtim që qytetari ka bërë me shpresën se shumë shpejt do të ketë një përgjigje./KlanTv

 

Latest news