Flash News
Ambulance collides with motorbike in Tirana, one injured
Berisha: Rama and Balla organized assassinations against me, but they failed
Indictment of SPAK, Berisha: They brought the charity of my son-in-law and daughter as proof of corruption
Berisha-SPAK prosecutors: You published the names of autistic children who accepted charity, monsters who violate every human code
The criminal group that distributed drugs near schools in Tirana was hit, 24 were arrested, 1.8 kg of cocaine was seized
Nga lirimi i Tahirit te arrestimi i sekretares së MSH, Shehi: Korrupsioni kalon nga shefat
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, i ftuar sot në rubrikën ‘Opinion’, foli për zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai komentoi deklaratën e ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, lidhur me arrestimin e sekretares së përgjithshme të kësaj ministrie.
“Këtu korrupsioni është bërë i përditshëm, por numri i madh i këtyre nëpunësve që kapen, tregon se e sa nuk arrijnë të kapen. Duhet të bëhet një punonjës, një polic pastaj. Qeveria ka gjetur justifikim banal, ‘përgjegjësia është personale’.
Janë të lidhur, një pjesë e parave hipin sipër. Sepse s’ka logjikë që të thuash që ‘nuk di gjë’. Sepse korrupsionin në administratë në radhë të parë e mbajnë shefat. Ministrja e Shëndetësisë nuk mund të vejë në detyrë njerëz të korruptuar”, u shpreh ai.
Ndërkohë lirimin nga burgu dhe shlyerjen e kohës së mbetur në liri me kushte tëministrit të brendshëm Saimir Tahirit, ai e cilëson si të padrejtë.
“Kush ka para del nga burgu… fëmijë e gra të sëmurë kanë të gjithë”, tha ai.