Flash News

E-TJERA

110 vite nga krijimi i FA-së, presidenti: Në këtë kohë sfidash, duhet më shumë angazhim

110 vite nga krijimi i FA-së, presidenti: Në këtë kohë

Sot shënohen 110 vite nga krijimi i Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Presidenti Bajram Begaj ka shpërndarë një mesazh në Facebook, ku shpreh mirënjohjen për themeluesit e “një prej shtyllave të domosdoshme të garantimit të pavarësisë së shtetit Shqiptar”.

Referuar situatës aktuale, ku rreziku për destabilitet është i lartë, Kreu i Shtetit thitë se “është i domosdoshëm më shumë përkushtim, përgjegjshmëri dhe angazhim i pakursyer nga të gjithë”.

Begaj thekson se rrugëtimi i Forcave të Armatosura ka qënë i vështirë dhe i mbushur me sfida, ndërsa rendit edhe disa arritje.

“Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë.

Arritjet e deritanishme janë rezultat sa i përkushtimit dhe mundit të përbashkët, aq edhe i mbështetjes së vyer e të pazëvendësueshme të miqve dhe aleatëve tanë të NATO-s. Mirënjohja dhe vlerësimi ynë është maksimal për ndihmën e dhënë për transformimin, modernizmin, trajnimin, edukimin dhe rritjen e kapaciteteve tona ushtarake, falë bashkëpunimit tonë të ngushtë në tre dhjetëvjeçarët e fundit”, thotë Begaj.

Latest news