Flash News

E-TJERA

Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë s’jam pis

Aktivisti: Starmer dha dorëheqjen, Rama me këto skandale thotë

Aktivisti Bledar Meti duke folur për protestën një intervistë për News24, theksoi se është i nevojshëm përshkallëzimi për të bërë të mundur largimin e Edi Ramës.

“Ai shtetar që nuk reflektohet nga protesta paqësore, e detyron protestën të përshkallëzohet. Ne i kemi dhënë afat deri sot për të dhënë dorëheqjen, përndryshe do të përshkallëzohet”, u shpreh ai.

Ai përmendi edhe dorëheqjen e kryeministrit britanik Keir Starmer duke thënë se edhe Rama duhet të marrë shembull. Ai tha se Rama, pavarësisht skandaleve që e kanë prekur qeverinë e tij, del edhe thotë nuk është pis.

Starmer e dha dorëheqjen për një akt fisnik se në zgjedhjet lokale nuk mori mandatet sa pritej. Ne këtu kemi një kryeministër, kemi skandalin e Tahirit, Ahmetajt, Veliajt, Beqajt, Ballukut dhe inceneratorët, një qeveri e mbushur me skandale dhe zotëria nuk e ndjen fare reflektimin për të thënë jam bërë pis”.

Latest news