Flash News

E-TJERA

Drejtori i KESH-it tregon deri kur është shitur energji elektrike: Kemi kapacitete të prodhojmë deri në janar

Drejtori i KESH-it tregon deri kur është shitur energji elektrike:

Shqipëria është përfshirë nga emergjenca energjitike si shumë vende të tjera në botë. Drejtori i Koorporatës Elektroenergjitike, Ergys Verdho ka bërë me dije se rezerva hidrike që ka Shqipëria garanton prodhimin e energjisë deri në fund të muajit janar.

“Me këto nivele që kemi aktualisht, ne shtyjmë prodhimin e energjisë deri në fund të muajit janar. Në skenarin më të keq, nëse do të vijojmë me këto prurje, pra pa reshje”, u shpreh Verdho.

Ky i fundit foli dhe për debatin që lidhet me menaxhimin e situatës hidrike dhe për shitjet që janë bërë para se të niste kriza. I pyetur se deri kur KESH ka shitur energjinë elektrike, Verdho tha për "E-ZONË" se shitje janë bërë deri në 11 qershor.

Latest news