Flash News

E-TJERA

EURO 2024, coach Silvinho: In addition to the beautiful game, we also want the 6 points against Moldova & the Faroe Islands

EURO 2024, coach Silvinho: In addition to the beautiful game, we also want the 6

The coach of the Albanian National Team, Sylvio Mendes Campos Junior, appeared this Monday at a press conference at the 'House of Football', where he spoke about the list of players assembled for the two matches against Moldova and the Faroe Islands, valid for the qualifiers of the European Championship 'Germany 2024', as well as the objectives of the Rossoneri for these two challenges, which are the six points.

The Brazilian technician, who debuted on the red and black bench on March 27 against Poland, spoke about his 26 selections, while also commenting on the absence of Klaus Gjasula for the two important challenges. While responding to the interest of journalists, coach Sylvinho also spoke about the two returns to the Red and Black camp, Muçi and Sadiku. the game expected to be played by the National Team against Moldova and the Faroe Islands, the situation with the two goalkeepers, Strakosha and Berisha, as well as talking about the debut in 'Air Albania' against the Moldovan team on June 17.

How is the situation of the team and the players in this gathering? - It is a bit delicate moment. As you said, it's the end of the season. Players can be a little busy, but that's part of the job. We have spoken during this time with all the players, we have met many of them and it is a situation that must be managed as best as possible. Work volume and intensity must be managed so that the player is 100% when he steps onto the pitch. For this reason we have selected 26 players and we just need good management.

Is Albania higher than Moldova and the Faroe Islands? - We know the players better. It has been a difficult two-month working period. The match against Poland was a one-off and as the days went by we got to know the players better. Now we are in a different situation, we have two different matches and after so many days of work with the staff, I can say that I am satisfied with the list we compiled which was with 27 players, but now due to the absence of Gjasula we have 26 players. I'm glad we have a new group and I like it. We have a mixture of young and experienced players, as well as 2-3 other elements that I think will help us in these two games. Now I know the team better, compared to the period when we had the first game against Poland.

A kemi mundësi t’i fitojmë këto dy ndeshje? – I kemi të gjitha mundësitë për të marrë fitore në këto dy ndeshje. Përveç lojës së bukur, duam edhe 6 pikët. Por, fusha do të na tregojë se sa do të jemi në gjendje ta bëjmë këtë gjë. Sigurisht rezultatin nuk mund ta kontrollojmë, por ne kemi një rrugë të gjatë përpara, me 7 finale. Që të gjitha ndeshje që janë për t’u fituar. Është e rëndësishme që të bëjmë lojë të mirë dhe të marrim pikë. Kam në mendje vetëm ndeshjen me Moldavinë dhe më pas do të mendojmë për ndeshjet e tjera. Duhet të marrim sa më shumë pikë. Dëshira është e madhe për të shkuar në finalet e EURO 2024. Kemi një ekip të mirë dhe jam i bindur që më 17 qershor, kur unë të bëj debutimin tim në Shqipëri përballëve tifozëve tanë, ata do të na mbështesin që ne të marrim tre pikët nga kjo ndeshje e radhës.

A do të luajmë në sulm kundër Moldavisë dhe Ishujve Faroe, duke qenë se janë grumbulluar edhe Muçi e Sadiku?- Kemi një grumbullim ndryshe këtë herë, ndryshe nga Polonia. Do t’i përshtatemi kundërshtarit. Muçi vjen në një formë shumë të mirë në grumbullim, është një sulmues që luan shumë mirë mes linjave, në hapësirë, pasime filtruese. E meriton që të jetë këtu me ne dhe të ndihmojë skuadrën. E njëjta gjë për Sadikun, kam folur me të edhe më herët, përpara grumbullimit të parë. E njeh shumë mirë zonën dhe golin dhe mund të na ndihmojë në këto dy ndeshje dhe prandaj e kemi thirrur. Është e rëndësishme të bëjmë lojë të bukur, por ne luajmë për tre pikët. U kam thënë edhe lojtarëve, ndeshja nuk fitohet nga një çast apo moment, por fitohet nga ajo që ti ndërton gjatë 90 minutave. Jam i kënaqur me këtë listë që kemi aktualisht. Duhet të fitojmë me Moldavinë dhe më pas të mendojmë ndeshjet e tjera. Ju e dini situatën në grup. Por unë jam i bindur, për lojën që mund të bëjmë, ekipin dhe lojtarët që do të zbresin në fushë janë ata që do të jenë në 100% të mundësive të tyre. Duhet të bëjmë një ndeshje sa më të mirë në sy të tifozëve tanë.

Odise Roshi, pse nuk është pjesë e listës? – Roshi është një lojtar shumë i rëndësishëm për Kombëtaren. Nuk është në këto dy ndeshje, por kjo nuk do të thotë që në shtator nuk do të jetë me ne. E kam takuar përpara disa kohësh, kam folur me të. Është një lojtar shumë i aftë në krahun e djathtë, por në këtë moment kemi edhe lojtarë të tjerë që mund të luajnë në atë rol dhe kam menduar t’u jap mundësinë lojtarëve të tjerë. Roshi është një lojtar në monitorim, ashtu sikurse edhe shumë lojtarë të tjerë që kanë qenë më parë pjesë e Kombëtares.

A e ka trajneri një zgjidhje që Shqipëria të luajë lojë më të hapur? – Për të arritur kualifikimin kemi përpara 7 ndeshje dhe ju them edhe lojtarëve që nuk ka ekipe të vogla përballë. Të gjithë lojtarët janë njësoj. Gjithçka do të varet nga ne. Ne do të luajmë me 100% të mundësive tona ndaj çdo rivali, nuk ka rëndësi se cili është dhe ku luhet ndeshja. Duhet të jemi në 100% të kapaciteteve tona në çdo ndeshje. Është puna e trajnerit që të mobilizojë sa më shumë lojtarët. Luajmë kundër Moldavisë që nuk ka pësuar humbje, ka një ekip të mirë, me emra të rëndësishëm në organikë. Jam i bindur që edhe ata mendojnë që ne nuk jemi një skuadër e vogël. E shoh një ndeshje të vështirë, duhet të luftojmë deri në fund. Nuk kemi sfida të lehta. Duhet të gjejmë hapësira që të çajmë mbrojtjen dhe të shënojmë. Duhet të bëjmë edhe ndonjë ndryshim në lojë për shkak të mungesës së Gjasulës.

Do të zëvendësohet Gjasula? – Nuk do të ketë ndryshime në listë. Pas largimit të Gjasulës së dëmtuar, nuk do të bëjmë asnjë ndryshim. Për këtë arsye kishim thirrur 27 lojtarë dhe bëmë një listë të madhe. Është një moment i vështirë sepse disa lojtarë vijnë nga pushimet ose pas një sezoni të gjatë. Dua të jap një mesazh për Kumbullën, i cili pësoi dëmtimin me Romën. Në ndeshjen kundër Polonisë bëri një paraqitje të mirë dhe do na mungojë një lojtar si ai. Uroj që të rikuperohet sa më shpejt dhe të rikthehet në fushën e lojës.

Ndryshimi i lojës – Kjo është puna e një trajneri, është e drejtë pyetja për kohën, do të punojmë për disa ditë bashkë. Është një moment delikat, qershori nuk është i lehtë, por nuk është problem. Duhet të vazhdojmë punën, kemi lojtarë të rëndësishëm, të fortë dhe mendoj se koha në dispozicion nuk është një problem. Mund të bëjmë ndonjë ndryshim, por më shumë se sa një ekip mbrojtës apo një ekip sulmues, e rëndësishme në futboll është ekuilibri i skuadrës. Nëse ti shënon tre gola, por ke pësuar 4, atëherë e ke humbur ndeshjen. Është e rëndësishme të shënosh tre gola, por të mos pësosh asnjë. Ky është futbolli, ekuilibër, më shumë se një skuadër ofensive apo defensive. Mendoj se i kemi lojtarët e duhur dhe me eksperiencë për të ndërtuar një skuadër të fortë në aspektin mbrojtës, por edhe në aspektin sulmues. Unë mendoj se kemi kohën e duhur për të bërë ndryshimet që nevojiten.

Të dënuar për të fituar? – Të dënuar jo, është një fjalë e fortë, por jemi të detyruar patjetër. Duhet të marrim pikët tona në këtë rrugëtim, nëse bëjmë lojë të mirë, por nuk marrim pikat që na duhen, kjo nuk ka vlerë. Unë e kuptoj që ju mund të bëni llogaritë tuaja për pikët, nga shtatori në nëntor ne duhet të marrim pikët e nevojshme, luajmë në shtëpi dhe kemi mundësitë dhe duhet të fitojmë ndeshjet në shtëpi. Por luajmë ndaj një skuadre që ka të njëjtat synime. Në terma afatgjatë, nëse ne fitojmë dy ndeshjet tani dhe humbasim ndeshjet e tjera, jemi jashtë. Rruga është pak e gjatë deri në fund, jam dakord që duhet të marrim sa më shumë pikë dhe për këtë synim punojmë dhe punojmë fortë madje. Por është e vështirë të thuash 4, 6, 3 pikë, pasi nuk i dihet kurrë. Dëshira jonë është që të fitojmë të dyja ndeshjet dhe të marrim 6 pikët, por edhe kundërshtarët tanë kanë të njëjtat synime. Nuk e di nëse e keni parë javën e fundit të Bundesligës, ishte një çmenduri. Po shikoja disa ndeshje njëkohësisht dhe ajo që ndodhi është e vështirë për t’u shpjeguar. Ti mendon se në letër ndeshja është kështu, por në fushë është diçka krejt tjetër. Ne duhet të punojmë shumë me lojtarët tanë, ata që zbresin në fushën e lojës duhet të japin 100%, shto edhe faktin që luhet para tifozëve tanë rriten shanset për të fituar ndeshjen. Ndeshja fitohet në fushë, nuk fitohet jashtë. Punojmë shumë për atë 90-minutësh dhe jam i bindur se takimet që kemi bërë me lojtarët nëpër Europë te klubet apo edhe vendimi për të jetuar këtu, ka qenë gjëja e duhur. Këtu kupton atmosferën që ke përreth dhe pastaj ua transmeton lojtarëve. Jemi të bindur se na duhen pikët, e nisim me Moldavinë, ndeshje e vështirë, por mendoj se i kemi shanset të fitojmë nëse bëjmë gjithçka mirë.

Situata me dy portierët, Strakosha dhe Berisha – Situata e dy portierëve, Strakoshës dhe Berishës, është thuajse e njëjtë për aktivizimin që ata kanë pasur. Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm për Kombëtaren faktikisht, qoftë në fushën e lojës qoftë jashtë saj. Ata kanë eksperiencë shumë të madhe. Kur të nisë grumbullimi dhe kur ata të jenë këtu duke u stërvitur me skuadrën, atëherë fusha do të na tregojë se në çfarë situate, pra forme fizike apo psikologjike do të jenë. Atëherë do të shohim se kush do të luajë. Situata është pothuasje e njëjtë për të dy. Strakosha vjen nga një dëmtim i pësuar pak kohë më parë dhe unë kam folur edhe me doktorin e stafin mjekësor. Më kanë siguruar që ai nuk ka probleme, është rikthyer në klub dhe është stërvitur normalisht me skuadën atje. Ka qenë me Brentford ndeshjen e fundit. Jam i kënaqur që i kemi të dy me ne, mund të na ndihmojnë shumë. Do i shohim në çfarë gjendje janë gjatë këtyre 10 ditëve. Kemi edhe Kastratin, që ka bërë një sezon të mirë, si dhe Simon Simonin. Është një portier i ri, flitet shumë mirë për të. E kam ndjekur dhe është lojtar shumë interesant, po ashtu si Adrian Bajrami dhe Mario Mitaj që janë lojtarë të rinj me të cilët kemi nevojë të përgatitim të ardhmen. Edhe ata marrin eksperiencë me kombëtaren dhe japin për ekipin. Unë i kam dobësi lojtarët e rinj dhe përpiqem t’i ndihmoj.

A do ishit dakord të fitonit me një lojë jo të bukur? – Për mua është “OK” nëse bëjmë lojë të mirë dhe marrim tre pikët. Ne këtë synojmë, këtë duam, për këtë punojmë. Gjithsesi futbolli është i çuditshëm. Ne do të punojmë shumë për të pasur një skuadër që zbret në fushën e lojës me zemër, me shpirt dhe dëshirë të madhe për të marrë tre pikët, por edhe me një lojë të bukur.

Mungesa e lojtarëve nga kampionati ‘Abissnet Superiore’ – Ne përgatisim listën duke pasur parasysh lojtarët që janë më në formë dhe për dy ndeshjet specifike me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Për mua dhe stafin tim nuk ka rëndësi se ku luan një lojtar, në Shqipëri, Poloni apo Brazil. Nuk ka aspak rëndësi fare, ne duam gjithmonë më të mirën për Kombëtaren, për skuadrën, për Federatën. Më i rëndësishmi është ekulibri i një ekipi.

Pressure in the match against Moldova because you play in the 'Air Albania' stadium with Albanian fans? - It is a very nice feeling to play this match and I can't wait for it to come. I don't see the fact that I am playing my first game as a coach in front of Albanian fans as pressure. As you know, I live in Tirana, and every morning every time I pass by the stadium, every time I see that beautiful stadium, I can't wait for the game to come and to be able to get on the field and enjoy the game with the team. maximum in front of the Albanian fans. I am convinced that we will have a very nice match.

Latest news