Flash News

E-TJERA

Children enjoy 'free healthcare' on paper, but parents pay the costs

Children enjoy 'free healthcare' on paper, but parents pay the costs

After a long list of tests at a private clinic for her 10-year-old daughter, Arsilda goes to the pharmacy to pick up the medication her doctor prescribed. With the prescription on her phone, she explains to the pharmacist that she needs an antibiotic and a supplement to fight her daughter's infection.

"The girl is being treated for streptococcus, she has bone pain, damage, deformation, so she needs to be kept under constant control," says the mother of three.

Arsilda told BIRN that all the private examinations, including medications, cost her around 30,000 lek [300 euros], but there was no other solution.

"It's difficult for us to attend meetings in the state, I have to quit my job, but I also have two other children to take care of," she said, emphasizing that in any case she has turned to the private health system for the treatment of her children.

Although Albania legally offers health coverage for children up to 18 years old, thousands of parents pay the costs of medical treatments out of their own pockets due to the bureaucracy in the public system and the medical protocols in force.

Also, children have minimal access to the list of reimbursable drugs, despite the fact that it contains several alternatives to antibiotics and other medications.

Data obtained by BIRN from the Mandatory Health Insurance Fund, FSDKSH, shows that the state spends an average of 1 million lek each year on reimbursable medicines for minors – or just 7 percent of the total funds made available.

As a result, only 598 minor patients benefited from the list of reimbursable drugs during 2024, while thousands more are thought to have turned to the private pharmacy network to obtain medications.

Health policy experts consider the reimbursed drug scheme for children to be a failure and blame the bureaucracy of medical protocols for this.

"Medicines, especially antibiotics, on the reimbursement list do not help parents because they are not accessible through a prescription given by a family doctor," said Gazmend Koduzi, a professor of health management and current candidate for parliament for the Euro-Atlantic Coalition.

"The consumption of 598 prescriptions for antibiotics with reimbursement indicates a major bottleneck in the protocol for their intake," added Koduzi.

The long road to reimbursement  

According to Albanian legislation, children enjoy the highest possible standards of health, treatment and rehabilitation. The state budget finances health coverage for children under the age of 18.

Fëmijët përjashtohen gjithashtu nga pagesat e drejtpërdrejta për shërbimet shëndetësore, që janë pjesë e barnave të rimbursueshme, e paketave të shërbimeve të kujdesit shëndetësor parësor apo kujdesit spitalor.

Ndonëse në listën e barnave të rimbursueshme gjenden një sërë antibiotikësh dhe medikamentesh të tjera për fëmijë, aksesi i prindërve në to është thuajse inekzistent.

“Numri i recetave me rimbursim për antibiotikë për fëmijët është i papërfillshëm për disa arsye,” shpjegon Dëfrim Goma, kreu i Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë. “Në rast se prindërit dëshirojnë t’i marrin antibiotikët me recetë me rimbursim, duhet të kalojnë disa hallka, që krijojnë vonesa në fillimin e terapisë,” shtoi ai.

Në Shqipëri, mjeku i familjes dhe mjeku pediatër janë reaguesit e parë në rastet e sëmundjeve, por ata nuk kanë të drejtë që të lëshojnë receta me rimbursim. Këtë të drejtë e kanë mjekët specialistë, por nevojitet gjithashtu që diagnoza të vërtetohet me analiza shtesë.

Goma shpjegoi për BIRN se për të siguruar antibiotikët me rimbursim, recetat duhet të përshkruhen sipas protokollit të Fondit dhe të shoqërohen me analiza shtesë si antibiograma –   kjo vetëm për të marrë alternativën e parë, e cila në perceptimin popullor dyshohet për cilësinë dhe efikasitetin.

Përballë merakut dhe burokracive, mjekja pediatre, Sonila Brati thotë se prindërit zgjedhin rrugën e shkurtër.

“Patjetër që ka prindë që shkojnë në privat. Në përgjithësi, nuk është se mendohen shumë kur bëhet fjalë për fëmijën, mjafton të mbarojnë punë brenda ditës, situata të mos komplikohet dhe fëmija të mos përkeqësohet,” tha ajo.

Brati shtoi më tej se nuk para ndodh që prindërit të kërkojnë recetë me rimbursim për fëmijët e tyre, pasi përgjithësisht zgjedhin alternativat më të mira të barnave për fëmijët e tyre.

“Pjesa më e madhe R-treshave (recetas e dorës) që ne japim, pacientët i marrin vetë. Nuk ndodh tek ne që prindërit ta kërkojën me insistim e dua me rimbursim medikamentin. Nuk ndodh. Te ne e marrin recetën dhe e kzekutojnë vetë,” shtoi Brati.

Në pesë vitet e fundit, një mjek i familjes i tha BIRN se kishte shënuar vetëm dy raste në recetë medikamente të rimbursueshme për familje në vështirësi të mëdha ekonomike, por ishte përballur me gjobë dhe masë paralajmëruese. Ai e cilësoi të padrejtë dhe joefikas sistemin e ngritur për fëmijët, i cili avantazhon alternativën e parë dhe vetëm pas një serie analizash, shkon te alternativa e dytë e rimbursueshme.

“Që nga ajo kohë kanë kaluar rreth 5 vite dhe unë nuk shënoj më medikamente të tilla,” tha mjeku, i cili foli me BIRN në kushtet e anonimatit nga frika e një penalizimi në punë.

“Është një rrugë e gjatë, që rëndon dhe zgjat kohën e të qënit sëmurë të fëmijës. Ka raste që ua kam blerë unë medikamentet pacientëve që i shoh në vështirësi të mëdha”, shprehet mjeku i sitemit parësor.

Mungesat në treg

Në periudhën dhjetor-janar, shërbimi i Pediatrisë në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë është i tejmbushur. Shefja e shërbimit, Numila Kuneshka thotë se gjatë kësaj periudhe virozash, në urgjencë paraqiteshin deri në 400 fëmijë në ditë me teperaturë të lartë, probleme pulmonare apo problemet gastrointensinale.

Kuneshka thotë gjithashtu se flukset e larta vijnë për shkak se prindërit paraqiten direkt në urgjencë, duke mos u paraqitur në poliklinika për konsultë me mjekun e familjes apo mjekun pediatër.

“Pothuajse të gjithë këta fëmijë me përjashtime të pakta vijnë direkt nga shtëpia në urgjencën e pediatrisë, duke e anashkaluar sistemin e referimit në ambulancat apo poliklinikat e lagjeve të tyre,” tha ajo. “Vetëm 3-4 mund të jenë ata që vijnë me sistem referimi nga poliklinikat e lagjeve, pjesa tjetër vjen direkt në urgjencën e pediatrisë,” shtoi më tej ajo.

Mjekja pediatre, Sonila Brati thotë se kur bëhet fjalë për fëmijët, nuk ka radhë dhe nuk lihen në pritje për ekzaminimin që kanë nevojë, edhe në rastet kur nuk shkojnë me sistem referimi.

“Ne i dërgojmë fëmijët në QSUT si raste urgjente. Nëse planifikojmë bëhet jo më shumë se një ditë. Në rast se i dërgojmë te specialisti brenda ditës, nuk i kthejnë mbrapsht. Nëse është rast temperature ose me dhimbje të forta veshi mbaron ekzaminimin brenda ditës,” theksoi ajo.

Sipas farmacistëve me të cilët foli BIRN, në listën e barnave të rimbursueshme ka antibiotikë, shurupë dhe tableta që mund t’u vinin shumë mirë në ndihmë prindërve për të kaluar ngarkesat virale, por aksesi i tyre është në nivele minimale. Në anën tjetër, prindërit përballen edhe me mungesa të shumta të barnave në rrjetin e hapur të farmacive.

“Në listën e barnave të rimbursueshme ka antibiotikë, shurupë dhe tableta që mund t’u vijnë në ndihmë prindërve për shkak të kostove të tyre, duke qënë se shumica e tyre rimbursohen plotësisht,” tha një farmaciste me përvojë 15 vjeçare në Tiranë. Gjithsesi, ajo shtoi se në farmacinë e saj vijnë deri në 5 receta të tilla në muaj – një shifër e papërfillshme kjo krahasuar me recetat që paguhen nga xhepi i prindërve.

Dëfrim Goma nga Urdhri i Farmacistit thotë se një tjetër problem është mungesa e shpeshtë e barnave për moshat pediatrike në treg, kryesisht barna të sistemit respirator.

“Për barnat pediatrike ekziston problemi i mungesave të herëpashershme, gjë që detyron prindërit që t’i sigurojnë ato jashtë vendit ose në farmaci të veçanta që i fusin ato në mënyrë të paligjshme, gjë që krijon një problem të madh që ka të bëjë me sigurinë dhe efikasitetin,” theksoi Goma.

Koduzi shpreh rezervat e tij për medikamentet që ndodhen në lustën e barnave dhe propozon që rimbursimi të bëhet në bazë të diagnozës.

“Përzgjedhja e medikamenteve në listën me rimbursim është klienteliste dhe abuzive, pavarësisht se në letër ka një procedurë të caktuar,” tha Koduzi për BIRN.

He also emphasized that after the so-called drug reform in 2014, an intervention was needed to guarantee their safe origin.

“…They treated them [the medications] like clothes, not as a product that should be effective and safe for the pathology being treated,” Koduzi concluded./ BIRN

Latest news