
Flash News
Accident at "Shkalla e Tujanit", truck overturns in the middle of the road, driver injured
Vlora by-pass, work delays and cost increases
Milan are expected to give up on the transfer of Granit Xhaka
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Accident on the Lezhë-Shëngjin axis, one injured
(Mos) zgjidhja e krizës së mbetjeve të dyshuara toksike në Durrës
Në shtator të vitit të kaluar, Rrjeti i Aksionit të Bazelit dha alarmin e kuq se një anije e nisur nga Porti i Durrësit Shqipëri, dyshohet se transportonte lëndë të rrezikshme. Pas “xhiros së botës”, anija nuk u pranua nga asnjë port. Që nga 8 nëntori, anija është rikthyer aty ku u nis, në fillim në Portin e Durrësit dhe dy javë më vonë kontejnerët u zhvendosën në Porto Romano.
Çështja sa mjedisore aq edhe ligjore kaloi në duart e Prokurorisë së Durrësit e cila premtoi “hetim intensiv” dhe “ekspertizë” nga laboratorët tanë, dhe për shkak të ndjeshmërisë publike do na mbante të informuar për çdo zhvillim.
Kërkesa
Prokuroria e Durrësit njoftoi se çështja ishte komplekse, por dha shpresë se do të zgjidhej, duke iu drejtuar tre institucioneve shtetërore për kryerjen e analizave për të përcaktuar llojin e lëndëve dhe nëse ishin ose jo të rrezikshme.
“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, i është drejtuar disa institucioneve publike shqiptare, si Fakulteti i Gjeologjisë dhe i Minierave, Fakultetit të Shkencave të Natyrës dhe Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore, për të vendosur në dispozicion laboratorë dhe ekspertë për kryerjen e analizave të materialit që ndodhet në kontejnerët, objekt sekuestrimi. Për shkak të interesit të lartë publik që mbart kjo çështje, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të vijojë të mbajë të informuar opinionin publik në lidhje me hapat e mëtejshëm”, tha ndër të tjera në njoftimin zyrtar të datës 1 nëntor të vitit të kaluar, institucioni i akuzës në Durrës.
A ka laboratorë, po ekspertë?
Kur pritej zgjidhja, shtohet problemi dhe tashmë rrezikohet që 102 kontejnerët të qëndrojnë në Porto Romano për një kohë të gjatë, për shkak se vendi ynë çedon në mjete dhe specialistë për analizimin e lëndëve të dyshuara toksike.
“Laboratori i institucionit tonë nuk ka realizuar asnjë analizë për të identifikuar, apo përcaktuar përbërjen e mundshme të mbetjeve të dyshuara toksike. Duke qenë se nuk kemi kryer analiza dhe nuk disponojmë ekspertizë në këtë fushë, nuk mund të ofrojmë asnjë vlerësim mbi rrezikshmërinë e mbetjeve apo mundësitë për asgjësimin e tyre. AKBN nuk ka të dhëna për të vlerësuar ndikimin e mundshëm të këtyre mbetjeve në mjedis dhe komunitetin përreth”, thotë AKBN në përgjigjen e saj për Faktoje.al.
AKBN jep një përgjigje indirekte sesi prokuroria ka përzgjedhur këtë institucion për kryerjen e analizave të tilla, kur kompetencat e saj janë të përcaktuara. “Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore në bazë të vendimit nr. 547 datë 09.08.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për krijimin e Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore”, të ndryshuar, ka si objekt të veprimtarisë zhvillimin, mbikëqyrjen e shfrytëzimit racional të burimeve natyrore, në bazë të politikave të qeverisë dhe monitorimin e post-shfrytëzimit të tyre, në sektorin minerar, hidrokarbur dhe energjetik”, thuhet në reagim.
Eksperti për mjedisin, Rodion Gjoka, thotë për Faktoje.al se, praktika si janë administruar mbetjet është tërësisht e gabuar.
Sipas tij, nuk është kompetencë as e policisë së shtetit, as e prokurorisë që të administrojë mbetjet e rrezikshme qoftë në mënyrë të përkohshme apo definitive.
Edhe Fakulteti i Shkencave të Natyrës, në përgjigjen zyrtare për Faktoje.al, thotë se nuk disponon laboratorë dhe ekspertë të fushës për kryerjen e analizave të lëndëve të dyshuara toksike dhe se për këtë kanë lajmëruar zyrtarisht edhe institucionin e akuzës në Durrës.
“Fakulteti i Shkencave të Natyrës (Departamentet Përkatëse) i është përgjigjur Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Durrës, zyrtarisht me shkresë, se nuk e kanë të mundur kryerjen e analizave të kërkuara, pasi nuk disponojnë pajisjet e nevojshme, kushtet laboratorike, eksperiencën e duhur, për kryerjen e këtyre analizave”, thotë FSHN.
Por burime nga Prokuroria e Durrësit saktësuan se edhe nëse përgjigja vjen vetëm nga një laborator, nga tre të tillë që kishte kërkuar ky institucion, të dhënat e përftuara nuk mund të merren si të sakta. “Në raste kur dyshohet se kemi të bëjmë me një sasi lëndësh të rrezikshme nevojitet përgjigje nga të paktën dy laboratorë të ndryshëm dhe më pas bëhet krahasimi i përgjigjeve dhe nëse janë të njëjta ose shumë të përafërta mund të konsiderohen si provë e mirëfilltë në gjykatë”, tha një burim nga Prokuroria e Durrësit.
Eksperti Gjoka, në anën tjetër, vëren se asnjë nga institucionet e përmendura nga Prokuroria e Durrësit nuk mund të bëjë analiza.
Atëherë cili autoritet duhet t’i bëjë? “Unë mendoj që përgjegjësia e parë është e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, më pas Inspektoriati Qendror apo Shtetëror Teknik dhe më tutje mund të kërkohet ekspertizë nga operatorë privatë në vend apo të huaj”, thotë Gjoka.
Prokuroria e Durrësit
Burime konfidenciale të Faktoje.al thanë se hetimet deri më tani nga Prokuroria e Durrësit janë përqendruar në grumbullimin e informacionit nga vendburimi i dyshuar nga ku dolën mbetjet, (kompania Kurum në Elbasan) dhe më pas tentativa e dështuar për transportimin e tyre drejt Tajlandës nga kompania transportuese “Sokolaj sh.p.k”. Institucionet që po hetohen për rolin e tyre janë edhe Autoriteti Portual i Durrësit që lejoi kalimin e kontejnerëve, Agjencia Kombëtare e Mjedisit që çertifikoi mbetjet si të pa rrezikshme, por edhe Ministrinë e Mjedisit për dhënien e lejes kompanisë transportuese.
Refuzimi i analizave
Rrjeti i Veprimit të Bazelit, “Basel Action Network” (BAN), i cili u bë shkaktare që anija e nisur nga Durrësi të bllokohej në të gjithë portet ku tentoi ankorimin, ndoqi situatën edhe në Portin e Durrësit, në ditën që anija me 102 kontejnerë u rikthye, duke kërkuar që të ishte “pjesë e hetimit”, teksa kërkoi transparencë nga institucionet shqiptare, madje u vetë-ofruan edhe që të kryenin analizat e duhura, nga kontejnerët deri tek vendi i dyshuar i burimit, kompania “Kurum” në Elbasan.
“Ne jemi 95% të sigurt se këto mbetje janë pikërisht ato për të cilat sinjalizuesi na vuri në dijeni”, tha Jim Puckett i BAN. “Dhe, ne jemi 100% të sigurt se këto mbetje nuk duhet të ishin eksportuar kurrë në Tajlandë. Tani që anija u kthye, është jetike që të bëjmë një analizë të plotë dhe transparente të përbërësve të këtyre mbetjeve, të mësojmë se kush i ka prodhuar dhe kush është përgjegjës për transportin pa paketimin dhe njoftimin e duhur, në shkelje të mundshme të ligjit ndërkombëtar”, tha ai.
Burime të Faktoje.al thanë se ndonëse BAN si “denoncuesja e çështjes” ka kërkuar të jetë pjesë e ekspertizës kjo nuk është lejuar nga Prokuroria e Durrësit, e cila e ka konsideruar hetimin si: “vepër e dyshuar penale që ka ndodhur brenda territorit shqiptar” dhe se për çdo ekspertizë specifike, në këtë rast (analiza laboratorike), do të kryhen nga institucionet shqiptare”
Faktoje.al iu drejtua me pyetje mbi këtë çështje edhe Drejtorit Ekzekutiv të Rrjetit të Veprimit të Bazelit, Jim Puckett, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk kemi marrë ende përgjigje.
Ekspertët
Aktualisht mbetjet e dyshuara si të rrezikshme janë vendosur në një zonë të mbyllur në Porto Romano, që administrohet nga Agjencia e Pronave të Sekuestruara afër Eco Park
Profesor Aleko Miho, ekspert mjedisi, në një reagim për Faktoje.al shprehet se nëse kontejnerët janë të mbyllura hermetikisht dhe të mbrojtura nga kushtet klimatike, rreziku i kontaminimit është i vogël, por për Mihon duhet të ishin kryer me kohë analizat e duhura për të përcaktuar nëse në kontejnerë ndodhen ose jo lëndë të rrezikshme.
“Nga momenti i mbërritjes dhe deri tani kanë kaluar tre muaj, normalisht analizat duhet të ishin kryer”, thotë Miho. Gjithashtu profesori shprehet se në përgjithësi laboratorët tanë nuk mund të konsiderohen “tepër të sakta”, ndonëse çertifikimi nuk mungon. Lidhur me rastin specifik, Miho shton se institucionet shtetërore duhet të jenë të kujdesshme në trajtimin e mbetjeve, sidomos të atyre që cilësohen të rrezikshme. “Vendi ynë ka pasur probleme në mjedis përsa i përket mbetjeve kimike, sidomos pas dëmtimit të fabrikave dhe uzinave të përpunimit të mineraleve apo të kimikateve që përdoren në bujqësi”, thotë Miho. Ndërsa për Metalurgjikun e Elbasanit, i cili prej rreth dy dekadash administrohet nga Kompania “Kurum” thotë se “është zonë me ndotje të theksuar”.
Çfarë dyshohet
Më 5 korrik 2024, Anija “Moliva” me flamur turk e kontraktuar nga kompania e transportit ndërkombëtar detar “Sokolaj sh.pk” ngarkoi 102 kontejnerë që në dokumentet doganore u listua si “Oksid Hekuri”, një material jo i rrezikshëm. Rreth dhjetë ditë pas nisjes së ngarkesës, ndërsa anija ishte në det të hapur, organizata Basel Action Network, një organizatë me qendër në Seatle të Shteteve të Bashkuara që lufton kundër eksportit të mbetjeve të rrezikshme, mori të dhëna që kjo anije bashkë me (Oksidin e Hekurit) po transportonte EAFD. Sipas përcaktimit, EAFD është material i cili vjen nga riciklimi i skrapit të çelikut dhe përmban okside metalike toksike, si (Cadmiumi dhe Kromi), të cilat konsiderohen të dëmshëm për shëndetin dhe mjedisin.
Tajlanda refuzoi shkarkimin e kontejnerëve në portet e saj, ndërsa kompania ndërkombëtare e transportit MAERSk, njoftoi se do e kthente pas ngarkesën. Mbi rastin nisi një hetim i dyfishtë, nga zyra e Bashkimit Europian kundër Mashtrimeve, OLAF me qendër në Bruksel, si dhe nga Prokuroria e Durrësit.
Nga të dhënat që ka BAN dyshohet se në 102 kontejnerët e sekuestruara dhe vendosura në Porto Romano ndodhen rreth 816 ton mbetje të cilësuara të rrezikshme. Dyshimi është se këto mbetje kanë dalë nga Kompania “Kurum” në Elbasan dhe më pas janë marrë përsipër që të transportohen jashtë vendit nga kompania “Sokolaj” sh.pk.
Pavarësisht hetimeve të nisura nga Prokuroria e Durrësit deri më tani për këtë çështje nuk ka persona të pandehur, kjo edhe për shkak se po vonohet apo në rastin më të keq po mungon ekspertiza e saktë nëse në kontejnerë ka ose jo lëndë të konsideruara të rrezikshme.
Marrë nga Faktoje.al
Latest news








Golem and Qerret without water at the peak of the tourist season
2025-07-01 21:09:32

Euractiv: Italy-Albania migrant deal faces biggest legal challenge yet
2025-07-01 20:53:38
BIRN: Brataj and Fevziu victims of a 'deepfake' on Facebook
2025-07-01 20:44:00

Vlora by-pass, work delays and cost increases
2025-07-01 20:24:29



Milan are expected to give up on the transfer of Granit Xhaka
2025-07-01 19:41:25


The silent but rapid fading of the towers' euphoria
2025-07-01 18:58:07
Donald Trump's daughter says 'goodbye' to June with photos from Vlora
2025-07-01 18:48:47

Tirana vote recount, Alimehmeti: CEC defended manipulation
2025-07-01 18:15:05

Left Flamurtari, striker signs with another Albanian club
2025-07-01 17:43:14
Accident on the Lezhë-Shëngjin axis, one injured
2025-07-01 17:19:35
June temperature records, Italy limits outdoor work
2025-07-01 17:03:15

Meet Kozeta Miliku, named one of the top five scientists in Canada
2025-07-01 16:32:12
"Arsonist" arrested for repeatedly setting fires in Vlora (NAME)
2025-07-01 16:29:45

The ecological integrity of the Vjosa River risks remaining on paper
2025-07-01 16:09:40
Heat Headache/ Causes, Symptoms and Measures You Should Take
2025-07-01 16:01:13
UN: The world must learn to live with heat waves
2025-07-01 15:54:50

Three cars collide in Tirana, one of them catches fire
2025-07-01 15:38:16

Shehu: Whoever doesn't want Berisha, doesn't want the opposition 'war'!
2025-07-01 15:19:20
Berisha requests the OSCE Assembly: Help my nation vote freely
2025-07-01 15:11:46
Be careful with medications: Some of them can harm your sex life
2025-07-01 15:00:32

'Golden Bullet'/ Lawyers leave the courtroom, Altin Ndoc's trial postponed again
2025-07-01 14:44:52
EU changes leadership, Kosovo in a number of places
2025-07-01 14:40:01
Should we drink a lot of water? Experts are surprised: You risk hyponatremia
2025-07-01 14:30:20



Lëpusha beyond Rama's postcards: A village that is being silently abandoned
2025-07-01 13:41:56
Scorching temperatures in France close the Eiffel Tower
2025-07-01 13:29:35
Media: China, Iran and North Korea, a threat to European security
2025-07-01 13:20:12
Albania drops in global index: Less calm, more insecure
2025-07-01 13:09:35
Road collapses, 5 villages in Martanesh risk being isolated
2025-07-01 13:03:04

Këlliçi: Opposition action to be decided in September
2025-07-01 12:48:49
Four tips for coping with the heat wave
2025-07-01 12:38:53
Car hits pedestrian on Transbalkan road
2025-07-01 12:27:09
Authors of 9 robberies, Erjon Sopoti and Abdullah Zyberi arrested
2025-07-01 12:15:56

He abused his minor daughter, this is a 36-year-old man in custody in Fier
2025-07-01 11:50:34
The constitution of the Kosovo Assembly fails for the 40th time
2025-07-01 11:40:08




EU confirms support for the Western Balkans
2025-07-01 10:50:45
Serious in Fier! Father sexually abuses his minor daughter
2025-07-01 10:32:33
One year since the passing of the colossus of Albanian literature, Ismail Kadare
2025-07-01 10:25:26


They supplied the 'spaçators' with drugs, two young men are arrested in Tirana
2025-07-01 09:54:09
Europe is "scorching", how dangerous are high temperatures?
2025-07-01 09:48:56


Nigel Farage in Albania: but why?
2025-07-01 09:13:12
Xama: The "Partizani" dossier is quite weak and without facts!
2025-07-01 09:04:47

Foreign exchange, the rate at which foreign currencies are sold and bought
2025-07-01 08:35:39
Fabricators again warn of factory closures and job cuts
2025-07-01 08:21:30
Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-07-01 08:08:59
Scorching hot, temperatures reaching 40°C
2025-07-01 07:57:12
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-07-01 07:42:59
Recount after May 11, Braho: I had no expectations for massive vote trafficking
2025-06-30 22:54:18

Second hearing on the protected areas law, Zhupa: Unconstitutional and dangerous
2025-06-30 22:18:46



Israel-Iran conflict, Bushati: Albanians should be concerned
2025-06-30 21:32:42

Fuga: Journalism in Albania today in severe crisis
2025-06-30 21:07:11
"There is no room for panic"/ Moore: Serbia does not dare to attack Kosovo!
2025-06-30 20:49:53

Temperatures above 40 degrees, France closes nuclear plants and schools
2025-06-30 20:28:42
Lavrov: NATO is risking self-destruction with new military budget
2025-06-30 20:13:54
Turkey against the "Bektashi state" in Albania: Give up this idea!
2025-06-30 20:03:24

Accused of sexual abuse, producer Diddy awaits court decision
2025-06-30 19:40:44

