Flash News

E-TJERA

Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë

E llogaritur dhe e konceptuar që të ishte një periudhë më e qetë për shkak të kontributit që kanë dhënë një jetë të tërë, në fakt po rezulton e kundërta. Pensionistët aktualisht ndodhen ndoshta në sfidën më të vështirë të jetës së tyre. Atë të vështirësive për të siguruar edhe ushqimin e përditshëm.

Sikur të mos mjaftojë një jetë e tërë në punë, sakrificë dhe vështirësi në rritjen e fëmijëve tashmë pensionistët duket se po kalojnë periudhën e tyre më të vështirë, ndërsa duhej të ishte e kundërta.

Pensionet qoftë edhe ato mesatare dhe të larta nuk mjaftojnë as për gjërat më bazike që kanë të bëjnë me jetesën e tyre, siç janë faturat e ujit dhe dritave apo ilaçet. Ndërsa privohen nga shumë asortimente ushqimore.

A2 CNN ka marrë opinionet e disa pensionistëve në Gjirokastër që tregojnë mënyrën se si po e përballojnë jetesën.

Administratori i një dyqani mishi shprehen se pensionistët janë gjithnjë në listat e veresieve të tij, pasi kjo është e vetmja mundësi që ata të shijojnë një copë mish njëherë në javë, apo dy javë.

Dhe sikur të mos mjaftojnë këto halle, dëshpërimi më i madh i kësaj moshe është edhe vetmia, pasi pamundësia ekonomike në vend u ka larguar fëmijët jashtë vendit në emigrim.A2 CNN

Latest news