Flash News

E-TJERA

Aksident në aksin Fier–Levan, tre persona përfundojnë në spital

Aksident në aksin Fier–Levan, tre persona përfundojnë

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së shtunës në aksin Fier–Levan, pranë zonës së njohur si “Kthesa e Liqenit”.

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete, një “Fiat” dhe një “Audi”, të cilat janë goditur ballë për ballë. Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur, mes tyre një prej drejtuesve të mjeteve dhe dy pasagjerë.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit, ku po marrin trajtim mjekësor. Deri tani nuk bëhen të ditura detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Latest news