
Flash News
Accident at "Shkalla e Tujanit", truck overturns in the middle of the road, driver injured
Vlora by-pass, work delays and cost increases
Milan are expected to give up on the transfer of Granit Xhaka
Inceneratori jashtë funksionit, përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Elbasan
Accident on the Lezhë-Shëngjin axis, one injured
Si do të refuzohet regjistrimi në Kadastër për shitjet e pronave me kontrata porosie me ndryshime planimetrie
Ndryshojnë rregullat për regjistrimin në regjistrin e kadastrës së pasurive të paluajtshme të shitura nëpërmjet kontratave të pasurisë. Për pronat e shitura me kontrata porosie do të refuzohet regjistrimi në kadastër nëse pas verifikimeve ka ndryshime planimetrie të njësitë individuale. Refuzim të regjistrimit të pasurive me kontratë porosie do të ketë edhe nëse kërkuesi brenda afatit prej 30 ditësh nuk arrin të korrigjojë të dhënat që kanë mangësi apo pasaktësi.
Rregullat e reja për regjistrimin e kontratave noteriale të shitjes së pronave nëpërmjet kontratës së sipërmarrjes apo porosisë hynë në fuqi pas publikimit të udhëzimit “Për miratimin e modelit dhe përcaktimin e rregullave të mbajtjes së regjistrit të lejes së ndërtimit, si dhe të procedurave të regjistrimit të kontratës së sipërmarrjes/ porosisë dhe të premtimshitjes” në Fletoren Zyrtare.
Në dispozitën kalimtare të udhëzimit përcaktohet se verifikimi i të dhënave për njësitë individuale të shitura me kontratë porosie para hyrjes në fuqi të tij do të behet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Në rast mospërmbushje të tyre regjistrimi në kadastër do të refuzohet.
“Kur në regjistrin kadastral, në kartelën e pasurisë “truall”, rezultojnë të regjistruara përpara hyrjes në fuqi të këtij udhëzimi akte noteriale ndërmjet pronarit të truallit dhe zhvilluesit të pronës, në cilësinë e investitorit, në të cilët nuk është individualizuar pasuria që do të përfitojë pronari i truallit, ASHK-ja në momentin e paraqitjes për regjistrim në regjistrin e lejes të kontratave të sipërmarrjes/porosisë apo premtimshitjes ndërmjet investitorit me pronarin e truallit apo me të tretë, verifikon nëse të dhënat mbi njësitë në këto akte janë të individualizuara sipas planimetrive, që i bashkëlidhen lejes së ndërtimit. Në rast mos përmbushjeje të këtij detyrimi, regjistrimi i tyre refuzohet”, citohet në udhëzim.
Po ashtu udhëzimi përcakton se gjatë shqyrtimit të kërkesave për regjistrimin e akteve noteriale të lidhura me kontrata porosie kanë të meta në të dhëna, kërkuesve do t’u lihen 30 ditë kohë për plotësimin e tyre.
Njoftimi për plotësimin e të metave është sipas formularit të miratuar me vendimin nr. 782, datë 7.10.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e modeleve të akteve kadastrale dhe të të dhënave në përmbajtje të hartës kadastrale”, të ndryshuar. Por nëse pas kalimit të afatit këto të meta nuk plotësohen, nga ASHK-ja refuzohet regjistrimi i aktit, sipas parashikimeve të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”.
Ashtu si edhe në udhëzimin e mëparshëm, kur akti noterial i regjistruar në regjistrin kadastral, lidhur ndërmjet zhvilluesit, në cilësinë e investitorit, dhe pronarit të truallit, ka si kusht për zhvillimin miratimin e lejes së ndërtimit brenda një afati të caktuar dhe ky kusht nuk është realizuar, ASHK-ja bën ndryshimet në seksionin D, të kartelës së pasurisë së paluajtshme “truall” lidhur me aktin noterial të regjistruar.
Këto ndryshime bëhen me kërkesë noteriale të njërës nga palët, pasi kjo e fundit të depozitojë dokumentacionin që provon mos përmbushjen e kushtit, brenda afatit të përcaktuar në aktin noterial. Këtu bën përjashtim rasti kur palët në aktin noterial kanë vendosur që, për mosmarrëveshjet lidhur me kushtin, do t’i drejtohen gjykatës.
“ASHK-ja, në momentin kur kryhet regjistrimi përfundimtar i ndërtimit të ri, sipas nenit 51, të ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”, pasqyron: a) kontratën e sipërmarrjes/porosisë të lidhur ndërmjet zhvilluesit, me cilësinë e investitorit, dhe pronarit të tokës, në seksionin D të kartelës së pasurisë të paluajtshme të regjistruara në pronësi të investitorit. Pas realizimit të kontratës së shkëmbimit ndërmjet palëve bëhet regjistrimi në regjistrin kadastral, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën”; b) kontratën e sipërmarrjes/porosisë dhe premtimshitjes të lidhur ndërmjet zhvilluesit, me cilësinë e investitorit, dhe blerësve/porositësve të njësive individuale, në seksionin D, të kartelës së pasurisë të paluajtshme të regjistruara në pronësi të investitorit. Pas realizimit të kontratës së shitjes ndërmjet investitorit dhe blerësit/porositësit të njësive individuale bëhet regjistrimi në regjistrin kadastral, në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 111/2018, “Për kadastrën””, përcaktohet ndër të tjera në udhëzim.
Në vend një pjesë e konsiderueshme e transaksioneve në tregun e pasurive të paluajtshme kryhen edhe nëpërmjet kontratave të porosisë. Kjo ndodh në rastet kur pronat blihen përpara përfundimit ose përpara regjistrimit të tyre në Kadastër, ndërsa kontrata e shitblerjes lidhet në një moment të dytë, pas regjistrimit të pronës. Duke pasur parasysh volumin e konsiderueshëm të ndërtimeve të reja sipas agjentëve të tregut të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit, mund të arrihet në përfundimin se edhe shitjet me kontratë porosie zënë një pjesë të rëndësishme./Monitor
Latest news








Golem and Qerret without water at the peak of the tourist season
2025-07-01 21:09:32

Euractiv: Italy-Albania migrant deal faces biggest legal challenge yet
2025-07-01 20:53:38
BIRN: Brataj and Fevziu victims of a 'deepfake' on Facebook
2025-07-01 20:44:00

Vlora by-pass, work delays and cost increases
2025-07-01 20:24:29



Milan are expected to give up on the transfer of Granit Xhaka
2025-07-01 19:41:25


The silent but rapid fading of the towers' euphoria
2025-07-01 18:58:07
Donald Trump's daughter says 'goodbye' to June with photos from Vlora
2025-07-01 18:48:47

Tirana vote recount, Alimehmeti: CEC defended manipulation
2025-07-01 18:15:05

Left Flamurtari, striker signs with another Albanian club
2025-07-01 17:43:14
Accident on the Lezhë-Shëngjin axis, one injured
2025-07-01 17:19:35
June temperature records, Italy limits outdoor work
2025-07-01 17:03:15

Meet Kozeta Miliku, named one of the top five scientists in Canada
2025-07-01 16:32:12
"Arsonist" arrested for repeatedly setting fires in Vlora (NAME)
2025-07-01 16:29:45

The ecological integrity of the Vjosa River risks remaining on paper
2025-07-01 16:09:40
Heat Headache/ Causes, Symptoms and Measures You Should Take
2025-07-01 16:01:13
UN: The world must learn to live with heat waves
2025-07-01 15:54:50

Three cars collide in Tirana, one of them catches fire
2025-07-01 15:38:16

Shehu: Whoever doesn't want Berisha, doesn't want the opposition 'war'!
2025-07-01 15:19:20
Berisha requests the OSCE Assembly: Help my nation vote freely
2025-07-01 15:11:46
Be careful with medications: Some of them can harm your sex life
2025-07-01 15:00:32

'Golden Bullet'/ Lawyers leave the courtroom, Altin Ndoc's trial postponed again
2025-07-01 14:44:52
EU changes leadership, Kosovo in a number of places
2025-07-01 14:40:01
Should we drink a lot of water? Experts are surprised: You risk hyponatremia
2025-07-01 14:30:20



Lëpusha beyond Rama's postcards: A village that is being silently abandoned
2025-07-01 13:41:56
Scorching temperatures in France close the Eiffel Tower
2025-07-01 13:29:35
Media: China, Iran and North Korea, a threat to European security
2025-07-01 13:20:12
Albania drops in global index: Less calm, more insecure
2025-07-01 13:09:35
Road collapses, 5 villages in Martanesh risk being isolated
2025-07-01 13:03:04

Këlliçi: Opposition action to be decided in September
2025-07-01 12:48:49
Four tips for coping with the heat wave
2025-07-01 12:38:53
Car hits pedestrian on Transbalkan road
2025-07-01 12:27:09
Authors of 9 robberies, Erjon Sopoti and Abdullah Zyberi arrested
2025-07-01 12:15:56

He abused his minor daughter, this is a 36-year-old man in custody in Fier
2025-07-01 11:50:34
The constitution of the Kosovo Assembly fails for the 40th time
2025-07-01 11:40:08




EU confirms support for the Western Balkans
2025-07-01 10:50:45
Serious in Fier! Father sexually abuses his minor daughter
2025-07-01 10:32:33
One year since the passing of the colossus of Albanian literature, Ismail Kadare
2025-07-01 10:25:26


They supplied the 'spaçators' with drugs, two young men are arrested in Tirana
2025-07-01 09:54:09
Europe is "scorching", how dangerous are high temperatures?
2025-07-01 09:48:56


Nigel Farage in Albania: but why?
2025-07-01 09:13:12
Xama: The "Partizani" dossier is quite weak and without facts!
2025-07-01 09:04:47

Foreign exchange, the rate at which foreign currencies are sold and bought
2025-07-01 08:35:39
Fabricators again warn of factory closures and job cuts
2025-07-01 08:21:30
Horoscope, what do the stars have in store for you today?
2025-07-01 08:08:59
Scorching hot, temperatures reaching 40°C
2025-07-01 07:57:12
Morning Post/ In 2 lines: What mattered yesterday in Albania
2025-07-01 07:42:59
Recount after May 11, Braho: I had no expectations for massive vote trafficking
2025-06-30 22:54:18

Second hearing on the protected areas law, Zhupa: Unconstitutional and dangerous
2025-06-30 22:18:46



Israel-Iran conflict, Bushati: Albanians should be concerned
2025-06-30 21:32:42

Fuga: Journalism in Albania today in severe crisis
2025-06-30 21:07:11
"There is no room for panic"/ Moore: Serbia does not dare to attack Kosovo!
2025-06-30 20:49:53

Temperatures above 40 degrees, France closes nuclear plants and schools
2025-06-30 20:28:42
Lavrov: NATO is risking self-destruction with new military budget
2025-06-30 20:13:54
Turkey against the "Bektashi state" in Albania: Give up this idea!
2025-06-30 20:03:24

Accused of sexual abuse, producer Diddy awaits court decision
2025-06-30 19:40:44

