Flash News

E-TJERA

V*anë kushëririn pasi i përdhu*noi kur ishin të imitur, lihen në paraburgim vëllezërit shqiptar në Greqi

V*anë kushëririn pasi i përdhu*noi kur ishin të imitur,

Janë lënë në paraburgim dy vëllezërit që akuzohen për vrasjen e kushëririt të tyre, 28-vjeçarit Denis Loka më 7 tetor në Greqi.

Sipas dëshmisë të dy të pandehurve, të moshës 17 dhe 19-vjeç, kushëriri i tyre 28-vjeçar i ka abuzuar seksualisht kur ata ishin 4 dhe 6 vjeç.

Dy vëllezërit dolën në gjyq rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm dhe u deklaruan fajtorë për akuzën e veprës penale të vrasjes së shkallës së dytë në gjendje të qetë shpirtërore.

Mediat greke raportojnë se dy të rinjtë kanë qëndruar për disa kohë jashtë zyrës së hetimit, pasi vendimet ndaj tyre i kanë paraprirë deklarimet e prindërve dhe personave të afërt.

Siç dëshmojnë dy vëllezërit, makthin që përjetuan e kanë mbajtur të fshehtë deri para 2 vitesh, kur 19-vjeçari, i shqetësuar nga karakteri i mbyllur i vëllait të tij të vogël, foli hapur për atë që kishin kaluar.

“Ne kemi lindur në Greqi, por kur unë isha 6 vjeç (dhe vëllai im ishte 4 vjeç) ne u larguam si familje dhe jetuam për dy vjet në Shqipëri. Edhe kushëriri im ishte në një shtëpi aty pranë. Kushëriri im më ngacmonte seksualisht dhe bëhej më i dhunshëm me kalimin e kohës. Isha i vogël, nuk e kuptoja, por pak nga pak e ndjeva se diçka nuk ishte normale. Këto gjëra ndodhën kur ne ishim atje përgjatë dy viteve. Më pas u kthyem në Greqi dhe qëndruam në Kypseli. Isha traumatizuar nga këto ngjarje dhe shumë i mbyllur. 

Kur u bëra 16 vjeç, ndjeva se po e kaloja ngadalë. Ndërkohë nuk kisha folur me askënd. Ndërkohë, pashë që edhe vëllai im ishte shumë i mbyllur dhe nuk më fliste, mendova se edhe ai kishte përjetuar të njëjtën gjë. Para dy vitesh folëm hapur me vëllain tim dhe ai më konfirmoi se gjatë kohës që ishim në Shqipëri ishte përdhunuar. Prindërve u thamë vitin e kaluar në gusht, deri atëherë ata nuk dinin asgjë, por u tronditën kur ia thamë. Të dy menduam se ai na kishte shkatërruar jetën. Babai im në një moment (tetor 2023) kontaktoi kushëririn dhe e pyeti nëse ishte e vërtetë. Ai e pranoi dhe tha se ishin gabime që bëmë ne djemtë. Pas kësaj ai më dërgoi një mesazh përmes mesazherit për të kërkuar falje për atë që ndodhi në të kaluarën. Të dielën mbrëma ai më kërkoi në Instagram që të takoheshim të gjithë bashkë për të biseduar dhe organizuam takimin në Fokionos Negri të hënën 10.07.2024, në orën 20:30-21:00” , ka

Latest news